Gazetari investigativ dhe thashethemi investigativ

30 Gusht 2022, 09:32Kronika TEMA

Gazetari investigativ dhe thashethemi investigativ

Nga Edmond Arizaj

Kam dy javë që lexoj për zhdukjen e Ervis Martinajt. Kam arritur në disa përfundime:

Nëse ky personazh do kishte dashur të zhdukej duke krijuar mjegull publike, më mirë se gazetarët investigativë nuk do e ndihmonte askush.

Gazetarët investigativë më nxjerrin mallin e 1997 kur krijoheshin legjenda me dy-tre fjalë të dëgjuara aty-këtu, apo me të dhëna të ditura e zyrtare, por të ardhura me zbukurime të reja.

Për dy javë, me kaq shume sa kam lexuar, di akoma më pak se në fillim për këtë personazh kur dija vetëm se “merret me kompani bastesh dhe është i përfshirë në një ngjarje kriminale”.

Nuk di kush e ka mbështetur, si u përfshi në aktivitet kriminal, si nisi ngritja e tij, cila ishte kompania e tij e basteve, ku ishte qendra, si funksiononte grupi, a është arrestuar ndonjëherë, cilët janë grupet rivale, kush përfiton nga zhdukja e tij, nëse është e vërtetë perandoria miliona eurosh kujt i mbetet trashëgim, pas mbylljes së lojërave të fatit si funksiononte etj, etj, punë investigative dmth. Një shkrim shterues. Nëse këto kanë dalë, kërkoj ndjesë. Nëse i dinë, por janë të rrezikshme për t’u thënë…

Nuk ka gazetari investigative në fushën e krimit me “unë mendoj”, “më duket”, “ndoshta”, “disa e panë, po mund edhe të mos e kenë parë”, “na tha ai, që i kishte thënë ajo, që e dëgjoi kur blinte peshk”… këto vlejnë vetëm në fushën e politikës.

24 Komente

  1. A
    Arian

    Shume sakte.del ai kokelopa bashkë me ate fytyrekalin dhe bejne sikur zbulojnë cdo dite gjera te reja

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jorgo nga Burreli

      Nga ai stan ai bylmet do dali. Kur te gjithe shqiptaret mezi presin te dali ky koklopa dhe kjo fytyrekali siç i thua ti, qe ti ndjekin ne tv pse mos vazhdojne keta ?!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Andi dhe Mehdi Bushati

        "Arian"! Eshte shtuar edhe nje Anila e TOP Kanalit. Ja ka ndjere edhe kjo lezetin.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dakord

          Ishte shtuar edhe agim meçaj qe ka shkruar nje grumbull fjalesh ne shqip por jo shqip. Ose budallenj ose te paguar jane keta.

          Përgjigjjuni
          1. O
            Opq.

            Fytyrkali, kokëlopa dhe topqoftja këta janë varrmihësit e momentit.

            Përgjigjjuni
        2. P
          Përbuzja

          Hahaha Artan Sa fix je ne pershrimin që ju bën të dyve Janë “gazetarë” por mjer kush i degjon dhe ju beson….Janë plehra Mirë thot Rama, janë kazana plehrash që kanë biznes shkatërrimin e kombit

          Përgjigjjuni
          1. v
            vang

            EDMON ARIZAJ TI NXJERR PERFUNDIMIN SE LLAFET QERKULLOJNE KOT ne tym PO TI MENDIMIN TEND NUK E THE dhe titulli ska asnje lidhje me ato qe shkruan

            Përgjigjjuni
            1. K
              Klodiana Lala

              "vang"! Leçite, leçite mire, mbase e kupton.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dakord

                Vang hahaha ai kete po thote o toç. Nuk behet gazetaria investigative me opinione dhe thashetheme por me fakte. Ky vis martinaj ngjan si fantazme, si personazh imagjinar filmash se nuk ka asnje info per be per te. Kam lexuar se qenka i martuar dhe me 4 femije por pa emra, keshtu qe sdi pse kane shkruar 4 se mund edhe te shkruanin 7 femije me 3 gra sa per lajm. Hahahahaha. Autori i shkrimit BRAVO TE QOFTE. Pyetjet e tua jane logjike. Pergjigje nuk kane. Vis martinaj nuk ekziston fare. Hahahaha

                Përgjigjjuni
              2. S
                Sula

                Ju e trajtoni problemin me shume elegance por me kete gazetari "investikative" duhet te tregohemi me xhahilë ! Ata, me menyren e tyre, mund apo dhe duhet te jene bashkepuntore ne krim, perfshi dhe banaqet televizive. Ah, po fain na i ka SPAK qe e degjon kete gazetari me goje hapur, sikur po degjon ndonje prallë !

                Përgjigjjuni
                1. C
                  CIA

                  Pavarsisht se menyra si Artan Hoxha e trajton eshte ne formen e thashethemit nuk mendoj qe ka thene genjeshtra. P.sh Nje ngjarje qe dihet nga te shume vete eshte plagosja e e nje biznesmeni tek Padami dhe vdekja e truprojes ne konflikt me Martinajn.

                  Përgjigjjuni
                  1. C
                    Coni

                    Atehere Vis Martinaj eshte nga fshati Vuthaj i Malit te Zi dhe ka te njejten origjine si Liri Berisha dhe Bashkim Ulaj.Kur filloi ngritjen e forcimin e biznesit te lojrave te fatit ka pas mbeshtetjen e "Baces" nga Vicidoli e kupton pse? Duke ardhe e duke u forcuar.Kishte BasteLive kompani bastesh por bashke me to me mijera makineta sic kishte Myftar Lumneshi apo Paulini qe u vra me Bujar Liken por dhe disa te tjere qe punonin po licensa ose me nipt te dubluar.Me pak fjale 1 per Salen dhe 10 per Lalen.U forcua shume sa ishte nr 1 ne kete biznes.Mbante para mbrapa cuna nga Renea dhe FNSH te cilet i kishte rrogetar.Ato dite nate i kishte per cdo moment.Nese dikush nuk i shlyente dot detyrimet e bicozit shkonin keto si taksambledhes.Nuk kishte lene drejtor policie apo drejtues tek agjensia e lojrave te fatit qe si kishte ne bordero.Kur Viron Bezhani djali i Bezhanit te dosjeve qe spiuni I.M e mori tel LSI kerkoi te sekuestroje makinetat e Visit ne Lac i shkuan dhe i goditen te gjithe sa ishin ne detyre tek furgoni dhe u detyrua Bezha me te tijet te kthejne mrapsh makinetat e bllokuara.E drguan ceshtjen ne polici dhe prokurori.Prokurori i ceshtjes B Hajdarmataj ai qe kerkoi arrestimin e Tahirit me te drejte por qe shtrohej dreka e darka bashke me Llallen tek lokali i M.Lumneshit.Ceshtja me shpejt u mbyll sesa u hap.Tani kush ishin kundershtaret qe nuk e donin ? Po ti sqaroj. Jane te gjithe ato qe kontrollojne mallin qe vjen me bananet ne portin e Dr.Grupet kriminale qe merren me kokaine dhe kane marre peng qytetet ku ato jane. Grupet qe po ndertojne ato kullat bashke me biznesmenet e fuqishem qe kur i duhenin para shkonin trokitnin tek bankat ku V Martinaj ishte aksioner.Kredinsi,Tirana Bank e Zamirit dhe Fibank.A ishte burre i mire Vis Martinaj ? Joooo .Hale ishte.Kriminel qe me doren e vet s'ka vrare njeri por ka dhene urdher ne me shume se 2 raste. Klani Duka qe vrau Santiago Malkon jane kundershtaret e tij dikur i kishte ushtaret e vet.Suel Cela nga Elbasani person ne kerkim por qe sapo te behen zgjedhjet e 2023 apo 2025 do dali lirisht ne qytet sepse duhen vota sic dolen Hajrot ne Shijak. 1 ndertues qe u konfliktua me te ne blook ku u vra 1 dhe Visi ngeli i plagosur po nderton tek ish ekspozita sot,Biznesmenet Zamir M dhe Shefqet K te cileve ky i bente "oferta te pakundershtueshme" per ti dhene 1 milion euro(Kujdes keto biznesmene jane shteti)dhe se fundi por jo pak per nga rendesia kundershtare te tij ishin Gaz Demi dhe non grata Aqif Rakipi bashke me Olsi Kristaq Ramen.Pra ne fund me pak fjale ai kishte kundershtare shtetin dhe miqte apo ish miqte e tij u terhoqen dhe futen b.thet ne uje dhe njeri ne Dr dhe e shiti.Pse do thuash ? Sepse ai eshte ne rregull vete per sa kohe porti eshte ashtu si eshte dhe banaking can bllokaden. Kujt i mbeten leket pyet ? Ato qe ai i ka dhene me fajde ti gezoje fajdexhiu qe mund te jete ndertues kullash apo biznesesh.Ato qe kane mbetur do ti gezoje familja.Ai thjesht doli nga tregu dhe vendin do ja zene te tjere qe kane lidhje te forta ne qeveri dhe qe blejne zgjedhjet.Vis Martinaj ishte krahu i Berishes,Metes dhe Rames.Kur po e luftonte Rama me 2021 mbeshteti Bashen ne Lac.Ne Lac u ndertuan 500 apartamente ku moren 500 familje shtepi.Aty PS doli blozeeee.Pse si kujton ti se qarku i Lezhes ku PD fitoi erdhi si rezultat i Mark Markut apo padre Gjonmarkajt. Jane leket qe hidhen dhe influenca zgjedhore e njerezve te tille.Tani kujt i prishte pune? Shtetit dhe pushtetareve qe qe te gjithe kane qene ne tave.Me pak fjale mbreti vdiq Rrofte mbreti.Kesaj pune do ja degjojme zerin gjate votimeve miq te dashur kur te vijne zgjedhjet dhe Edi Kristaq Rama do ja kaloj Edverit

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      sh

                      Shume shpjegim i sakte per ato qe duan te kuptojne kjo eshte pak a shume. Mbase burr i mire nuk ishte po me i mire se keto nuk e ve ne dyshim. Fundja u fuqizua me biznes duke pas mbeshtetje (sic i kane keto qe kane zaptuar shqiperine), perdori korrupsionin sic e perdoren te gjithe. Ujqit e vjeter dhe intrigantet qe jane pjese e skemes "krim-politike-biznes" ktu e 30 vite , nuk kishin si ta pranonin ti sfidonte e ti merrte pjesen nje djale me gjysmen e moshes se tyre dhe qe nuk po i llogariste fare. Uroj te jete gjalle e mire!

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Raimond vlonjati

                        Nqs ky Martinaj eshte kreditor tek Banka Credins, atehere ky e paska vrare Santon Ky pra Martinaj qenka vrasesi i Santos

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Mira

                          ...E. Martinaj eshte aksioner tek Credins, qe pas santos u be drejtor burri i mbeses se Liri (Sllobodanka) Berishes.

                          Përgjigjjuni
                      2. E
                        Eda

                        Shkrim shume i detajuar..."ishte"dmth që nuk èshte më gjallë...po qartesohet mjegulla e "zhdukjes". Kushdo që meret me këtë lloj "biznesi" duhet te kuptojë pse të parët tanë thonin,që këto lloj parash te fituara duke bërë krime, janë "pare haram",sepse nuk keni për ti gëzuar ne paqe...nuk keni për te jetuar gjatë! Jetë e hedhur në plehra! Siç e kërkoi,e gjeti...

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Karandashi.al

                          "Cono"! Aferim, aferim! Shume mire shkruan, por kuterbon pak era "Sali" kur u cileson emrin e babait Edi dhe Olsi Rames. Sidomos tek fraza e fundit, ja kalon nga kuterbimi edhe halese se Salehut.

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Bobi

                            Si duket ne gjendjen civile egzistojne disa persona me te tille emra prandaj i ka vene dhe emrin e babes

                            Përgjigjjuni
                            1. G
                              Go

                              Edi mos u mërzit.Do përmendesh helbete,se je VlP shqiptar...

                              Përgjigjjuni
                          2. V
                            Vito mashtruesi, shoku i Nikos

                            Thuaje emrin : Artan Hoxha qe lahet nje here ne jave.

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Loku

                              Nga gazetare investigativ qe benin kopetentin me parashikime e zbulime qe nuk vertetoheshin kurre jane bere karagjoze e bejne humor. Artani, Klodiana e Anila parashikuseit e krimit dhe korrupsionit bejne ironi me humor burgu. Kan maru dhe po nderrojne profesion po behen humoriste.

                              Përgjigjjuni
                              1. U
                                Uran

                                Analize e sakte,gazetaret te ashtuquajtur investigative flasin shume por nuk thone asgje.

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Beni

                                  Artan Hoxha me 95% eshte shume I sakte ne ato qe thote

                                  Përgjigjjuni
                                  1. H
                                    Hasani nga Kucova

                                    Nje nga shkrimet me te sakta dhe problemore te koheve te fundit.Me keta sharlatane gazetare duhet te merret Spak-u.Bravo gazetari.Vetem duke shkruar keshtu do te jesh gazetar i lexuar e i respektuar.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje