
Artan Hoxha e krahasoi historinë e Martinajt me atë të Pablo Escobar. Gazetari kujtoi njësinë “Los Pepes” që u krijua nga kundërshtarët e Escobarit për të eliminuar këtë të fundit.
Sipas tij, diçka e ngjashme ka ndodhur edhe në Shqipëri gjatë dy viteve të fundit, ku ka pasur një seri vrasjesh. Gazetari u shpreh se 6-7 grupe të mëdha u bashkuan për të goditur Ervis Martianjn, siç thotë ai “për ta nxjerrë jashtë loje”. Hoxha shprehet se kundërshtarët u bashkuan, pasi nuk mund ta thyenin dot ndryshe Martinajn.
“Dërgon një skuadër me armatim dhe makina që ne do ti shohim gjatë këtyre ditëve. U gjet një e djegur. Janë ndërruar disa makina atë ditë. Është një skuadër e frikshme. Kur del është shumë e shtrenjtë. Cfarë ka ndodhur? Këtë situatë e kam parë vetëm me Escobarin. U krijua një njësi Los Pepes dhe kjo njësi u krijua në momentin që qeveria, policia kolumbiane, kur kartelet, nuk po e thyenin dot. Krijuan këtë njësinë.
Kjo u krijua nga atë afërmit e policëve të vrarë, e ortakëve që kishte ekzekutuar. Dhe u furnizua me informacion nga DEA. Kjo njësi filloi të ekzekutonte një nga një ushtarët financuesit, organizatorët. Ai bënte të njëjtën gjë që bënte Martinaj, dilte në mes të qytetit me taksi. Nuk ka pasur kurrë një hetim dhe krime që bëri kjo njësi.
Një organizim i ngjashëm u bë në Shqipëri gjatë dy viteve të fundit. 6-7 grupe të mëdha u bashkuan, pranuan edhe konflikt vetëm për të nxjerrë jashtë loje Ervis Martinajn. Ata përdorën të gjitha lidhjet. Pjesë e kësaj strukture u bënë ish pjesëtarë edhe të forcave të zbatimit të ligjit. Ai goditej vazhdimisht dhe nuk reagonte dot.
Në mos se agjencitë e zbatimit të ligjit janë palë, po mbyllin sytë? Pse u bë gjithë kjo? Nuk mund ta thyenin dot ndryshe. Kjo njësi duke përfituar edhe nga goditjet, edhe presioni i shtetit. Martinaj ishte në kërkim për dëshminë e Dumanit. Ishte i dënuar nga shkalla e parë për ngjarjen në Bllok”, u shpreh Hoxha.
boll tregove perralla o Tani, ik pi ndonje birre te Toma e merr bakshishin e rradhes
Artan Hoxha skenarist filmash. Sajon gjera per te fituar para per thirjet neper "banaqe" televizive
Ky palla shikon serite e Netflix dhe del gjasme ben gazetarin. Tan Hpxha me ngjan me ate gazetaren e Eskobarit qe q.. ne byth per lajme.
Ky Tani i di të gjitha, po pse nuk jep emra po 6 - 7 persona e jo aq e kaq, se si i sajon e se kush e kurdis këtë Skuth, po sikur Policia e Shtetit të arri të kapi këtë E Martinaj që sipas Tan Skuthit qënka personi më i rrezikshëm për momentin, ça do thotë, kësaj i thonë; rrej të rrejmë se do dali diçka, .
ky dopio kari dhe ajo triplo karesha , na Jane bere si vellai i Tarzanit dhe motra e cites, " klodiana l'ala "
Ahahha o Tan o pallosh, nga i nxjwrr kero skenare mo burre.
Ha ha ha, Los Pepes e kemi për Salokun dhe Meta fuksin. Tung.
I ka Bari keto te çliron fantazine. Shembull 1Dite me pare personi ka fjetur tek 1 resort me emer ne bregdetin e Jugut aty ka pasur 1 takim ne oret e vona me 3 persona njeri nga ata eshte ne kerkim dhe Pastaj Kane ndrruar makinat Kane kaluar nga deti nga jugu ne veri per te shmangur postoblloqet e Policise.E sigurte eshte qe ka pasur 1 skuader me efektive te rendit te cilet e Kane pritur ne vendin e zbarkimit nga ku me pas Kane humeur gjurmet midis zones te Shkodres dhe Malsise se Madhe nga ku mendohet qe eshte vendi nga ku Martin drejton organizaten e tij.Diku ne Pyje afer eshte fshehur dhe 1helikopter i cili ne rast rreziku mund ta zhvendosi drejt Malit te Zi Ja pra me kete lloj fantazie Tani dhe Lala i japin publikut supen e perditshme dhe numurojne leket e marra mba emisionit
Te esht bo truni vetem grupe,mafie,Escobar,toto rina,grupe te fuqishme,e ku di un...
Ore po policia per cfare e ka shpallur ne kerkim kete Martinin e madh
Emra dhe fakte nuk ka?, apo vetem hamendsime dhe 100 skenare?. O Hoxha tani u bere bajat fare. Nuk duhet shume shkolle qe te dime qe ne ditet apo muajt ne vijim do te kete vrasje ne Shqiperi, tere ky aktivitet kriminal ne qarkullim kete gje do te pjelle.