Pse kërkohej eliminimi i Ervis Martinajt. Sherri me biznesmenët më të mëdhenj në vend

29 Gusht 2022, 16:43Kronika TEMA

Pse kërkohej eliminimi i Ervis Martinajt. Sherri me biznesmenët

Zhdukja e Ervis Martinajt është shoqëruar me një mister të madh në vend pasi ka raportime për eliminimin fizik të tij, por edhe se është larguar vetë nga skena për të shmangur goditjen nga kundërshtarët.

I ftuar në studion e lajmeve të ABC, gazetari investigativ Artan Hoxha zbardhi detaje të rendësishme në lidhje me zhdukjen e Martinajt. Sipas tij, nuk ka më gjurmë të tij që nga pasditja e datës 9 gusht ku ai dërgoi dy SMS, njërën ndaj familjes dhe njerin për t’i gjetur ushqim këlyshit të tigrit që mbante në shtëpi.

Por, perse duhej larguar nga skena Ervis Martinaj?


Hoxha tha se Martinaj  ishte në tre banka të nivelit të dytë në Shqipëri dhe ishte kthyer në një problem edhe për personazhe të njohur të biznesit në Shqipëri, ndërkohë që problematikat nisin në vitin 2013 me operacionin kundër lojërave të fatit “Fundi i Marrëzisë”.

Sipas Hoxhës, një pjesë e mirë e tregut të lojërave të fatit kur PS mori pushtetin ishte nën ndikimin e Martinajt dhe Elvis Doçit. Ky i fundit madje kishte mbështetur të majtën gjatë fushatës me para dhe mjete për të lëvizur.

Gazetari tregon se në këtë moment u mor vendimi që të goditeshin lojërat e fatit dhe të kaloheshin nën kontrollin e njerëzve pranë qeverisë. Ndërkohë, në shtator të vitit 2013, Elvis Doçi ia shet makinetat e tij Ervis Martinajt dhe vetëm pak javë më pas policia nis operacionin “Fundi i Marrëzisë”.


Hoxha thotë se Martinaj dyshoi se Doçi e dinte për operacionin që do të ndodhte dhe prandaj ia shiti Martinajt biznesin kundrejt 4 milion eurove.

“Martinaj i thotë Elvis Doçit se ai e dinte për operacionin që do të ndodhte dhe se ose duhej t’i lironte makinetat ose t’i kthente paratë mbrapsht. Në këtë situatë i bëhet atentat më pas Elvis Doçit te Komuna e Parisit. Atëhere u dyshua Martinaj, por nuk pati prova”, shprehet Hoxha në studion e ABC.

Episodi i dytë sipas Hoxhës ku ka dalë sërish në pah Martinaj është ai i vitit 2015 ku u vra Enton Nika në zonën e Linzës në Tiranë.

Gazetari nxjerr në pah edhe një episod tjetër, i cili sipas tij ka ndikuar shumë në “prerjen e biletës” ndaj Ervis Martinajt.

Po ashtu, gazetari shprehet se Ervis Martinaj ishte përplasur fizikisht me dy biznesmenët më të fuqishëm në Shqipëri.

“Ka ndodhur një vrasje në një prej restoranteve më të njohura përballë kryeministrisë”, tha Rama duke kujtuar edhe vdekjen e një gardisti në atë kohë.

Hoxha u ndal edhe të një plan për të ngritur një kompani të re bastesh të quajtur “Bast Arena”, gjë e cila sipas tij do ta nxirrte komplet nga loja Martinajn.

“Tre personave që donin të futeshin te kjo kompani iu ështrë dërguar SMS ku iu kërkuar që të mos ndërhynin në këtë treg. Të gjithë pjestarët e kësaj kompanie u kontaktuan dhe iu tha se nëse ju futeni aty do të keni pasoja”, tha Hoxha duke shtuar se të gjitha këto episode, krahas konflikteve me grupet e tjera kriminale bën që përballë tij të krijohen një skuadër vrasësish profesionistë me financa të mëdha për ta eliminuar.

5 Komente

  1. M
    Mashtruesi

    O Artan, ngele pelivan, po ku e di ti se çfar i thane njeri tjetrit ata, ishe edhe ti aty? Po kur I dije keto gjera, pse nuk I denoncove, spak duhet te te mare ne pyetje si person ne dijeni te ngjarjeve kriminale dhe per mosdenoncim! Ik ore mashtrues pordhac! Ke ngel pa leke tani qe u zhduk martinaj, s’ka kush te paguan!

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hasoni

      Tano na çave trapin me llogje kafesh të gjithë e dinë rastin e gardistit që ishte edhe shoqërues i pasanikut t'venit thuj emrin po pate bole jo llafe çerrash lagjeje

      Përgjigjjuni
      1. l
        l

        Shtet demokratik me të pas lezet shpirti.

        Përgjigjjuni
        1. O
          Ok

          Ky Artani,qe ne Shqipni mbahet si Gazetar Investigativ,dhe ajo tjetra si Surrat Kale,se nuk me kujtohet emri tani,vetem gazetare nuk jane. Uk pashe njehere keto gazetare investigative,te thone nje emer Banditi.Por kur vriten,ky del pastaj dhe thote e moren ne tel ketu dhe aty.Ore Rrenacake qe mbushni xhepat vetem me mashtrime:Flisni or me fakte,kush e donte te vdekur,Enrin dhe mbiemrin,por ??????? Gjithe jeten Gorrsa.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Trifoni

            Po te drejte ka ky pseudogazetar, vilat i ka pas perballe Rames, dhe madje njerezit thoshin per Ramen kush eshte ky qe ka ardhur me shpi ngjit me Visin ... Haha jam kurioz, ky i beson keto qe thote apo deliron me syt hapur.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje