EMRAT/Vriten babë e bir në Lezhë, dhëndri ekzekuton ish-vjehrrin dhe kunatin

30 Gusht 2022, 00:47Kronika TEMA
EMRAT/Vriten babë e bir në Lezhë, dhëndri ekzekuton

Një krim brenda familjes ka ndodhur në Lezhë mbrëmjen e së hënës, ku dhëndri ka vrarë me armë zjarri ish-vjehrrin dhe ish-kunatin.

Policia tha se vrasja e 2-fishtë ndodhi rreth orës 23:00, në fshatin Grykë Zezë, në banesën e viktimave.

Shtetasi Besnik Pjetri ka vrarë me armë zjarri shtetasit Pjeter Perjaku dhe Gent Perjaku (babë e bir), tek banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar. Autori i dyshuar ka qenë pjesë e asaj familje, ish-dhëndër i tyre dhe konflikti dyshohet se ka ardhur pas divorcit mes çiftit, sqaron policia.

Policia ka ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit të krimit.

2 Komente

  1. T
    Terrori vazhdone

    Të dhjefsha me mute mentaliteti,Turke Otomane, Talibane terrorist. Lenda mesimore, Kunder mentaliteti barbara Turke, Otomane, ose kunder mentaliteti të orjentit duhet futur nëper shkolla, dhe jo ta zhvillome atë edhe më shume siqe po bën Ed Rame Turke Erdoganit. Se ne dale nga dale për shkat të Politikanve hajduta dhe për shkate të mentaliteti barbara Turke Otomane ne po zhdukemi si kombe dhe njerze. Prandaj ikun njerzit diten dhe Nate nga Shqiprija. Edi Rama tallet me Shqiptaret se e Ka bugjeti më të Vogel se Ronaldo por për të vjedh ështe nder të paret në bote me aqe bugjeti që Ka.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje