
Ismet Çekorja, babai i Bajram Çekores, ky i fundit i arrestuar për atentatin ndaj Alban Bruçit, ka mohuar se djali i tij është i përfshirë në këtë ngjarje.
Bajram Çekorja është shprehur se djali i tij mbrëmjen e 25 gushtit në orën kur ka ndodhur atentati ndodhej në një mjedis i monitoruar nga kamerat e sigurisë.
Ai tregon se prej tri vitesh Policia e Shkodrës i është vënë në shpinë djalit dhe familjes së tij, pasi për çdo ngjarje kriminale banesa e tyre rrethohet nga policia.
58-vjeçari mohon se djali i tij është i përfshirë edhe në ngjarjet e tjera kriminale për të cilat ka qenë i dyshuar.
“Policia ka ardhur në banesën tonë pas vrasjes së Arjan Ferracakut njëkohë që viktima ishte nipi im po ashtu kur u vra edhe Fatos Ferracaku prapë më kanë thirrur mua dhe djalin. Pastaj janë vrarë vëllezërit Bilali dhe sërish policia në banesën time. U plagos Admir Bajri, prapë në banesën time njëkohë që familja jonë e ka pasur një lloj njohje me familjen e tyre.
Po ashtu u qëllua shefi i policisë bashkiake të Malësisë së Madhe sërish në banesën time kur në fakt autorët dolën krejt persona të tjerë. Rasti i fundit është me Alban Bruçin, djalin e Lad Bruçit, të cilin unë e kam shumë mik dhe nuk ka asnjë shans që djali im të qëllojë djalin e tij kur ne kemi shumë miqësi aq më tepër që Bajrami, djali im është i monitoruar me kamera”, u shpreh ai për mediat.
Çakorja nënvizon se këto janë sulme ndaj familjes së tij, që i bëjë disa banditë të veshur me pushtet.
“Këto sulme ndaj familjes tonë i bëjnë disa bandit`, hajdutë biçikletash dhe banditë të veshur me pushtet, se cila është arsyeja ne nuk e dimë. Ajo që kërkojmë është drejtësia. Djali im është i pafajshëm dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë prej ngjarjeve kriminale për të cilat është i dyshuar. Janë të gjithë inskenime. Kërkojmë drejtësi dhe të zbardhen ngjarjet”, u shpreh ai.
Alban Bruçi u qëllua me 19 plumba më 25 gusht në Shkodër, por arriti që të shpëtojë pa u plagosur.
25-vjeçari shkoi vetë në polici dhe bëri një kallëzim për këtë atentat për të cilin policia ka shpallur në kërkim shtetasin Bajram Çekorja dhe Tonato Fushën.
PO.MER BEROM PO KRYMINEL JE EDHE TI SE NUK KA SHANS QE TE VIJNE PERHERE PO TY PA ARESYE . KETE RADHE E KA NGRENE DERRIN MAC YT BIR SE NUK E KA VRARE DOT DHE KY ESHTE DESHMITARE OR TAJ. TANI DO TI LAJE TE GJITHA AI HALEJA JOT. NUK TE BIE NJERI NE QAFE KOT.
Mirë ky Çekorja që është një debil me prirje kriminale, injorant në pikën më kulmore po ti o Baze, që boton deklaratat e tij, kush dreqin je?
Kuriozitet pse sme kane ardh mua asnjehere per krimet qe ndodhin?