‘Sulm i përqendruar’, gazetari: Çfarë më tha Gledis Nano para se të largohej nga zyra

29 Gusht 2022, 17:47Kronika TEMA

‘Sulm i përqendruar’, gazetari: Çfarë më tha

Lajmi për një dorëheqje të mundshme të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano ka qarkulluar prej ditës së djeshme dhe sot mediat ishin në pritje të një konfirmimi, ose mohimi, gjë që nuk ka ndodhur.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati tregoi bisedën që kishte zhvilluar me drejtorin e policisë para se ai të largohej nga zyra paraditen e së hënës, ku nuk u kthye për 5 orë.

Ferhati tha se Nano e ka cilësuar situatën një sulm të përqendruar ndaj tij, ndërsa është shprehur se nuk i kuptonte arsyet e aludimeve për një largim të tij.

“Në mëngjes kam pasur një bisedë me drejtorin e policisë përpara se të largohej nga zyra mëngjesin. 

Ai më tha saktësisht se është një sulm i përqendruar ndaj tij dhe se ai vetë se kuptonte arsyen mbi këto aludime që ishin hedhur”,  u shpreh gazetari Ferhati.

Ferhati nuk mohoi zërat për një krizë në radhët e policisë.

“Po të flasim për spekulime, flitet për marrëdhënie të tensionuara  mes drejtorit të Përgjithshëm dhe ministrit të Brendshëm”, – u shpreh gazetari.

9 Komente

  1. E
    EHS

    Gazetaret japin diziformacion ne interese te shefave te tyre dhe sidomos per te perfolur njerezit punetore e te ndershem te ketij shteti

    Përgjigjjuni
    1. U
      Une menace pour leur mode de vie criminel, de grin

      Gledis nje viktime tjeter e sistemit te kalbur mafioz dhe te korruptuar te qeverise Rama. Ne ate shtet e qeveri vetem Rama eshte 'i paster'.Mjere shqiptaret e shkrete ci ka gjet!. Kot nuk po ulin cmimin per ne Angli trafikantet , e kane kuptuar dhe ata qe ka menyra te tjera per te shpetuar ate popull mjeran.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Sara

      Mediat ne sherbim te krimit duan me cdo kusht te permbyllin skenarin se Martinajn e kane eliminuar SPAK te hetoje parate qe jane hedhur per kete qellim BOLL me me krimin ne media

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sara

        Mediat ne sherbim te krimit duan me cdo kusht te permbyllin skenarin se Martinajn e kane eliminuar SPAK te hetoje parate qe jane hedhur per kete qellim BOLL me me krimin ne media

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cudia

          Drejtori i paska thënë shumë qartë se nuk e di cfarë muti gatuani ju... Ky e interpreton se diçka ka në radhët e policisë... A kanë bërë 8 vjeçare këta gazetarë??? Kulmi!!

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lqni

            Po ca sulm ore qekur erdhi ky po vriten njerzit si pula neper Shqiperi

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dakord

              Nje korrektim. Po vriten kriminele me njeri tjetrin pra kafshet dhe jo njerezit si pula. E kriminelet kokat hengshin sr ne burg mbahen edhe me leket e tua.

              Përgjigjjuni
            2. G
              Gazetari

              Lexoni cfare thote ky ( i kazanit) drejtori me tha mua kur po largohej nga zyra ,blla blla blla , qenka qare drejtori te puntori i ( kazanit ) !

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vranakonti

                Kolloqifte me rigon.Gazetar kazani.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje