Viktima “e kishte fajin”: Prokuroria dështon të faktojë akuzën për vrasjen e Mehmet Qemas nga miku i tij

29 Gusht 2022, 21:20Kronika TEMA

Viktima “e kishte fajin”: Prokuroria dështon të

Prokuroria e Tiranës nuk mundi do provojë akuzat ndaj miqve të të ndjerit Mehmet Qema, i cili u vra nga njëri prej tyre teksa ishin duke festuar.

Teksa prokuroria kishte dyshime se aty prodhoheshin monedha virtuale , akuza u tërhoq nga veprat penale për të cilat i mbajti nën hetim të rinjtë për një kohë të gjatë.

Në një hetim tjetër të veçuar nga ai i krimit të vrasjes pa dashje të Mehmet Qemës qëlluar për vdekje nga shoku i tij Marjus Dema, prokuroia kërkoi në gjykatë pushimin e akuzës  së mos kallëzimit të krimit nga ky i fundit, si dhe ndaj Musli Radës për të cilët pati dyshime se kishin informacione se aty prodhohej kriptomonedhë.

Gjykata rezulton se e miratoi dështimin e hetimeve të akuzës për alibinë se në objektin ku ndodhi vrasja ishte prodhuar bitcoin dhe se ishte vjedhur energji nga shteti.

Midis kërkesave të prokurorisë ishte edhe kërkesa për pushimin e hetimeve për punonjësin  e OSHEE-së që u hetua për shpërdorim detyre dhe qe si përfundim nuk u gjet asnjë indivcie që ta lidhte punonjësin me veprën penale.

I vetmi që u dënua për dosjen e ” bitcoin’ është Kristian Peci që u shpall fajtor për moskallëzim krimi. Megjithatë dosja tregon se i vrari Mehmet qema u hetua mbas vdekjes për vjedhjen e energjisë dhe për një krehër arme , dhe se gjykimi ndaj tij u pushua.

Por prokuroria  dhe ne vazhdim gjykata e Tiranes morën të mirëqenë dëshminë e shokëve të Mehmet Qemës te cilët thanë se ambienti  përdorej nga i ndjeri dhe se aty do regjistroheshin këngë.

Për prokurorinë dhe gjykatën doli e provuar se aty jetonte provizorisht i ndjeri ndonëse kontrata e qerasë ishte në emër të dikujt tjetër.

Si prova materiale u depozitua edhe kontrata e qerase dhe fakte se ambienti me herët përdorej nga një shtetas amerikan.

Por shtetasi amerikan i quajtur Aleksis Hermes, sipas dëshmitarëve kishte patur në përdorim disa kompjuterë , disa prej të cilëve të cilëve i huaji do kthehej për t’i marrë.

3 Komente

  1. K
    Kjo nuke ështe drejtesise

    Hej hej çudi o çudi hetone të vekurin o nëne o nëne se çfare mute drejtesise dhe politike kemi për prekuroret dhe gjygjtar Shqiptare për here i vdekuri e Ka fani

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pilo Lala

      Ky artikull eshte shkruar me by.the Mendoj qe eshte shkruar te shkaktoje konfuzion tek lexuesit. Ky Qamja e vrau ne mes te dites shokun e tij, krim i paster. Me dashje apo pa dashje, eshte histori tjeter. Ky donte te vriste veten mbasi vrau shokun, por harroi qe e kishte pistoleten ne dore.

      Përgjigjjuni
    2. N
      Niku

      Ja pra qe krisma nuk ka patur. Edhe nese ka patur, ato ishin diku larg.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje