Aksident në Vlorë, humb jetën 6-vjeçari

30 Gusht 2022, 09:08Kronika TEMA

Aksident në Vlorë, humb jetën 6-vjeçari

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja të martën rreth orës 04:45.

Shoferi i një mjeti tip ‘Benz’ ka humbur kontrollin, ka goditur një tabelë dhe ka dalë nga rruga. 33-vjeçari po udhëtonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët. Si pasojë, njëri nga fëmijët, 6 vjeç ka humbur jetën.

Fëmija tjetër 3 vjeç bashkë me gruan dhe burrin janë në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Familja sapo ishte kthyer nga pushimet në Turqi.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje