
Struktura kryesore e Inteligjencës dhe Shërbimit të Sigurisë në Shqipëri (Shërbimi Informativ Shtetëror – SHISH), do të ketë një drejtor të ri të komanduar në krye të saj.
Kjo, pas largimit të drejtuesit të SHISH-it Helidon Bendo drejt Shteteve të Bashkuara për një periudhë 12-mujore.
Lajmi u bë i ditur fillimisht nga gazetari i transmetuesit “Top Channel”, Muhamed Veliu duke cituar në kushte anonimati një zyrtar të SHISH-it.
“Albanian Post” ka mësuar se ai është zëvendësuar përkohësisht nga ish-drejtori i Kundërzbulimit me iniciale A.L, duke cituar një burim në kushte anonimiteti nga inteligjenca shqiptare.
Sipas tij, kalimi i drejtimit të SHISH-it është bërë pa një shkresë zyrtare, për arsye që ende nuk bëhen të ditura.
Sakaq, për arsye që lidhen me sigurinë dhe ndjeshmërinë e çështjes AP-ja nuk mund të publikonte emrin e plotë të zyrtarit shqiptar.
Ai do të plotësojë vendin vakant të lënë nga Bendo, i cili është nisur drejt SHBA-ve për një trajnim me autoritetet amerikane.
Kujtojmë që SHISH është një nga dy strukturat e inteligjencës shqiptare së bashku me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM) ose ish Shërbimi Informativ Ushtarak.
Kalimi i komanduar brenda inteligjencës shqiptare erdhi në një kohë kur vendi ynë regjistroi mësymjen e dytë ndaj sigurisë së brendshme.
Kjo, pas një viti të spiunazhit rus, e cila mbetet ende për t’u konfirmuar pas hetimeve të autoriteteve vendase.
Dy rusë dhe një shtetas ukrainas të cilët tentuan të hynin në një fabrikë ushtarake në Gramsh u arrestuan më 20 gusht për spiunazh.
33-vjeçarja Svitlana Timofeeva dhe 23-vjeçari Mykhailo Zorin, dhe 24-vjeçari ukrainas Fedil Alpatov thanë në dëshminë e tyre se ata ishin blogerë dhe kryesisht fotografonin territore ushtarake që ishin të braktisura dhe të pa përdorura nga shteti.
Gjykata shqiptare urdhëroi që dy rusët dhe ukrainasi të qëndrojnë në burg për akuzat e “sigurimit të informacioneve sekrete të karakterit ushtarak apo të çdo karakteri tjetër për t’i dhënë një fuqi të huaj, e cila cenon pavarësinë e vendit”.
Seanca u mbajt me dyer të mbyllura dhe nuk u dhanë detaje se pse të dyshuarit mund të kenë qenë të interesuar për vendin.
Ata u arrestuan të shtunën brenda ose pranë ish-uzinës ushtarake në Gramsh. Të dyshuarit kishin bërë fotografi të uzinës.
Autoritetet shqiptare thanë se Zorin, i cili kishte hyrë në fabrikë, përdori spraj piperi ndaj dy rojeve ushtarake që po përpiqeshin ta kapnin.
Policia tha se sekuestroi automjetin e tyre Chevrolet, dy drone, një laptop, para dhe prova të tjera.
Tre të dyshuarit e mohuan akuzën për spiunazh. Nëse përfundimisht shpallen fajtorë, ata do të përballen me 10 vite burg.
Më 17 korrik 2022, Shqipëria u godit nga një sulm kibernetik i përmasave të mëdha, ku për arsye të sigurisë u mbyllën të gjithë adresat qeveritare dhe të tilla mbetën për disa ditë.
Pak nga pak, tabloja u plotësua nga shtetarët shqiptarë, duke shkuar deri në formulimin e një versioni zyrtar – i cili ende qëndron sot – i agresionit kibernetik nga një shtet i huaj.
Mirëpo, qartësisht, emri i këtij shteti dhe autorësia e saktë e sulmit, nuk është zbuluar.
Dyshimet, sipas vetë kryeministrit Edi Rama, kanë rënë mbi dy shtete, por emra, nuk janë përmendur.
Një përgjigje më të qenësishme gjithsesi, e ka kompania prestigjioze amerikane Mandiant, e cila merret me çështje të sigurisë së lartë kibernetike.
Në një raport të kësaj kompanie të publikuar më 4 gusht 2022, flitet pikërisht mbi sulmin kibernetik dhe thuhet thuajse me siguri se goditja ka ardhur nga shteti i Iranit.
Helidoni ka qene ushtar besnik i Gazidedes,iku ne Greqi,ku u miretrajtua nga sherbimi sekret Grek,i dhane nje informacion per nje terrorist arab ne shqiperi,i ja pruri Ed Rame injorantit ,i cili e vleresoi ja dha daj Amerikanit dhe e katapultuan Drejtor te Shikut ,urithin e Grekut dhe te Sales.Te quash sherbimin sekret shqiptar si sherbim inteligjent eshte tepke sikur e perdhunon inteligjencen e sherbimeve te tjera po se po ,por dhe qytetareve shqiptare
Lol ska nevoje per koment me shume
Mos e nis se ckane qene .....se do shkruash letra te tera dhe sdo mbarosh ....po Saliu cqe ?? Apo e hariam Sali komunistin , pastaj ne ne sherbim te grekut u vune pothuajse te gjithe ....ty shara ne gozhd te Elidoni te mbeti ?? Po Meta ? Po gjysma e PD ?? Po Fatos Nano ??.....pastaj cka sherbimi sekret qe ironizon ?? Shum mire e ben detyren ....me ata qe kemi e bejn detyren per mbrekulli ....jo per gje po na ke bere per te qeshur dhe Kalecin , quravecin e Janulles dhe kopilin e mamase se tij putanes qe shkerdhehej bashke me Evi Kopalarin te shovinistat greke te amerikes ....
Inteligjenca shqiptare !?!?!? Hahahahahahahaahahahahahaa
PO I SHERBEU ILIRPRESIDHJERIT PER 4 VJET DHE JO SHTETIT SHQIPERAR. NJE ARMIK ME PAK!!!!!
O "TemA"! Bendo, apo Bundo? Mos e keni ngaterruar me Sherif Bundon, laureatin e doktoratures me teme : Rendimenti i kalit ne fushen e agrokultures.
"Kush e drejton SHISH tani? " sipas radhës duhet të jet ndonjë që gjuhën e nënës ka sërbishten!! ky si homogjen grek,duhet tashti një homogjen sërb nga ata që ka njohur like floriri!! jo për gjë por thjeshtë për të mos i mbet hatri sërbit! nja gjasht muj do tja japin ndonjërit nga prespa e vogël!!dhe maqedonët duhet të kenë hisen e tyre!! shajku "i ja pruri Ed Rame injorantit"! vetëm injorant nuk është palloshi! koqe sa të duash por nag ata koqet shejtan!shejtankoqe si thotë turku!! e normalisht këta shejtan koqet,kanë prirje për diktatorë!!nuk lënë gjë pa shitur vetem e vetëm të mbajnë karrigen!! këta rrojnë gjatë,ndoshta ngaqë "mortja nuk ha mut",dhe fundin i nxjerrin shtetit! ky ka thyer çdo rrekord të këtyre 30 viteve!!vetëm mehmet shehu ja ka kaluar si K/M!por ky është akoma i ri!!
Seç më kujton ti Anti .... Një Restorant që hanin mirë dikur ....fjalë për antipastë dhe supa falas ...pagesën e bënim me lente lisi...
ti vazhdon ta hash akoma apo je ngopur??
Jo un'gatuaj
gjithe bythqirat pas skandaleve ne mase ,po ikin gjoja per specializim , s na thate kush ishen ata zyrtaret e shikut qe marin nga 5000-10000 euro rroge
Per cfarë Shiku flisni o derdimen !????? Këtē vend e ka shkaterruar dhe po e vjedh barbarisht mafia e çifutërise anglo-amerikane. Flini derdimen popull .