Avokati i ‘spiunit’ ukrainas mbrohet me deklaratat e Ramës

30 Gusht 2022, 11:36Kronika TEMA

Avokati i ‘spiunit’ ukrainas mbrohet me deklaratat e Ramës

Fedil Alpatov, ukrainasi i arrestuar së bashku me dy rusë për spiunazh ka kërkuar lirimin nga burgu.

Në ankimimin e tij, Aplatov ka deklaruar se kërkon të shkojë në shkollë, pasi rrezikon të humbasë vitin. Ai kërkon që të lihet në ‘detyrim paraqitje’ dhe jo në burg deri në përfundim të hetimeve.

Korrespondenti i Euronews Albania në Elbasan, Renato Tafani citoi avokatin Saimir Visha i cili deklaroi se klienti i tij nuk ka lidhje me ngjarjen, pasi ka disa pika në të cilat ai mbështet dhe apelimin e vendimit.

Sipas Vishës, Alpatov nuk ka qenë në vendngjarje kur janë ngritur akuzat për të. Një tjetër argument që përdor avokati është dhe deklarata e kryeministrit Rama i cili ka thënë se uzina në Gramsh është e deklasifikuar.

Ndër të tjera, sipas Vishës, akuza që rëndon mbi klientin e tij ukrainas, nuk përbën rrezik për mbrojtjen e shtetit.

Ukrainasi dhe dy shtetasit rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari u arrstuan mbrëmjen e së shtunës më 20 gusht pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh.

Teksa tentuan të futeshin në uzinë, ata sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë.

Mbi 3 të huajt rëndojnë 2 akuza; “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

3 Komente

  1. a
    avokat i nercem

    Ky mender avokati eshte pordhaman dhe njeherazi kokrra e injorantit.Nuk po i hyj bemave te tij ne fushen e korrupsionit,por thjeshte ku kaptin l..qja te na spjegoje pse ju desh sprajti dhe per cafer aresye i sulmuan katunaret e shkrete qe ishin rroje kur kishin vetem qellime paqesore bythologjie.Keta lloj avokatesh per leke shesin nen e babeA

    Përgjigjjuni
    1. K
      Këshilltari Presidentit BEGAJ

      Sikur të gjithë të huajt të sillen në këtë mënyrë, falimentojm si shtet nga shpenzimet e ministrive të ndryshme.

      Përgjigjjuni
      1. x
        xx

        PSE Rama tha se uzina eshte e deklasifikuar kjo nuk ndryshon asgje ne perpjekjen fjala vjen ,te djegjes se saj nga keta ''blogere'' o VISHA.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje