Heshtja e çuditshme: Pse nuk flet Policia, për zhdukjen-vrasjen e Vis Martinajt?

30 Gusht 2022, 11:17Kronika TEMA

Heshtja e çuditshme: Pse nuk flet Policia, për zhdukjen-vrasjen e

Zhdukja misterioze e një personazhi kryesor të botës së krimit, Vis Martinaj, është kthyer në telenovelën e këtij fund gushti, në pritje të shtatorit, kur skenën pritet ta marrë dyshja S.B – I.M, siç dhe kanë premtuar.

Prej disa ditësh, në media, të cilave më në fund iu ka dalë frika nga emri i Vis Martinajt dhe mund ta përmendin atë lirisht, flitet se ai është vrarë.

Gazetarët e kronikës thonë se kanë parë edhe video të trupit të tij të vrarë, të cilën e kanë siguruar nga Policia.

Të tjerë thonë se kanë dëgjuar edhe audio, në të cilën Martinaj përgjërohet për lirinë e tij dhe premton të paguajë 50 milionë euro, vetëm që mos ta vrasin.

Edhe kjo, pretendohet se ka dalë nga Policia.

Ndërsa ka të tjerë që thonë se zhdukja e Martinajt është një sajesë e tij, në mënyrë që të mos merren më me të, ndërkohë që ai kushedi se në çfarë vendi të botës është arratisur.

Zhdukja pastaj bëhet edhe më misterioze, nga heshtja e çuditshme e Policisë.

Kjo e fundit, edhe pse është përmendur se ka shpërndarë video, nuk ka reaguar të tregojë çfarë ka ndodhur me personazhin në fjalë.

Së pari, sepse e ka për detyrim, ndërsa përmendet që e di çfarë ka ndodhur dhe madje shpërndan edhe video jo zyrtarisht për gazetarë të caktuar, por nuk reagon zyrtarisht.

Së dyti, e ka detyrim edhe ndaj familjarëve të Martinajt, të cilët kanë denoncuar zhdukjen e tij dhe duan të dinë se çfarë ka ndodhur me të.

Së treti, sepse edhe publiku ka të drejtën të informohet për një ngjarje kaq të rëndë, ku thuhet se është përfshirë jo vetëm krimi, por dhe biznesmenë të fuqishëm, apo edhe vetë shteti.

Por edhe sepse publiku i terrorizuar nga kjo histori, duhet qetësuar.

Nuk mund të vazhdohet me këtë heshtje, e cila veçse e bën pis, por edhe palë Policinë, në këtë histori e cila ka trazuar gjithë Shqipërinë.

Policia duhet të dalë dhe të paktën të konfirmojë nëse Martinaj është vrarë apo jo.

Se autorin, e dimë të gjithë që Policia nuk do e zbulojë ndonjëherë!

TemA

8 Komente

  1. E
    E.K

    pse ju qifsha gazetarine per sa njerez t ehumbur ka folur policia dhe cfare thote ne keto raste? po denoncohen perdite kalamaj e pleq qe ikin nga shtepia e nuk gjehen me jave te tera. keni pare ju te flasi policia ndonjeher?

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muzaka i Ri

      O gazetar leshi, policia duhet te flas kur ka per te thene, dhe jo te flase per te shuar kureshtjen e popullit. Institucionet nuk flasin me hamendje si gazetat.

      Përgjigjjuni
      1. h
        historia perseritet

        Shikoni filmin e Sergio Leones "Na ishte nje here ne Amerike" (Once upon a time in America) per ta kuptuqar kete ngjarje, tok me heshtjen e policise brenda.

        Përgjigjjuni
        1. v
          vang

          Sigurisht qe nuk eshte vrare se ndryshe do thonin PER mendimin tim fshihet apo eshte arratisur dhe policia nuk eshte e detyruar te dekonspiroje gjithcka sepse mund te behen vrasje te tjera Keto nuk jane filma por jete njerezish kushdo qofshin ata. Drejtesia do flase

          Përgjigjjuni
          1. I
            I drejti

            Policia na ka lene nen meshiren e te pameshirshmes Klodjana Lala

            Përgjigjjuni
            1. .
              ...

              Per sa kohe po dalin kaq shume info tani qe ky paska vrare santon etj tregon qe ket person e kane zhdukur!

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dakord

                Ska pune tjeter policia por te lexoje shkrimet e artan hoxhes e klodi lales dhe biles dhe tju pergjigjet. Po pse bytha e gazetareve do e beje lolo policine e shtetit???? Kush ka pyetje, te perdore lirine e informimit e te depozitoje pyetjen ne polici. Megalomania e disa gazetareve ka arritur kulmin ne kete vend.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pesë Reshta

                  Këtye edhe t'i'u thash që numrin e kambales e kam 44 ata duan të shohin edhe lulen e shollës se mos është 43 jo me gjurmën të meren .

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje