
Është arrestuar super mashtruesi me paratë virtuale, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Faruk Fatih Özer.
ABC shkruan se shtetasi turk i akuzuar për mashtrim me qindra milion dollarë, ka qenë duke pushuar në një plazh në jug të vendit, kur i janë vënë prangat.
Shtetasi turk i akuzuar për mashtrim me qindra milion dollarë, ka qenë duke lëvizur prej shumë kohësh i lirë nëpër Shqipëri, por vetëm sot është bërë i mundur arrestimi i tij.
Faruk Fatih Özer prej kohës ishte arratisur nga Turqia, së fundmi banonte në lagjen “5 maji” në Elbasan.
Mësohet se Faruk Fatih Özer, ka qenë nën shoqërinë e Evaldo Haxhiut, nipit të kreut të FSHF, Armando Dukës, kur u arrestuar. Po ashtu edhe Evaldo Haxhiut i janë vënë prangat.
Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia duke mashtruar dhjetra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin.
Armando, Evaldo, Amarildo, Ajeje Brazov - emra « gangsterrash » shqiptare.
Plaseni mrena kte kurven e vogel qe del e ben te fortin me xhaxhin ose dajon e vet .dhe kaq e thjeshte eshte .
Mos u lodhni tek turqit e BKT-se gjeni cdo gje...