VIDEO/ Gjysmë i zhveshur, momentet e arrestimit të bosit turk që fshihej në Shqipëri

30 Gusht 2022, 12:34Kronika TEMA

VIDEO/ Gjysmë i zhveshur, momentet e arrestimit të bosit turk që

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e arrestimit të bosit turk të kriptomonedhave, Faruk Fatih Ozer 28 vjeç, i cili u kap në Himarë.

Aksioni u zhvillua nga Policia e Elbasanit, FAST Albania dhe Policia e Vlorës nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.

28-vjeçari turk u kap në një banesë në Himarë. Ai kërkohej nga Turqia për veprat penale  “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”. Gjykata e Lartë e Stambollit ka lëshuar urdhër arresti në vitin 2021 ndaj Ozer. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar laptopë, aparate celulare, karta bankash etj. 

2 Komente

  1. K
    Këshilltari Presidentit BEGAJ

    Dhe ky Turku që shet akullore te Toptani në kryeqytet, ka tipare terroriste me sjelljet e tijë agresive.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Go

      Sikur u kap ne Palase dhe jo ne Himarë?! Apo nuk i duhet reklamë e keqe Palases..

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje