
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ka reaguar pas arrestimit në vendin tonë të shtetasit turk, themeluesi i arratisur i platformës Thodex, Faruk Fatih Özer, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ministri Çuçi shprehet se arrestimi i tij nga Interpoli, është një tjetër dëshmi e efikasitet të policisë kriminale shqiptare.
“Arrestimi i shtetasit turk të shumëkërkuar nga Interpoli një tjetër dëshmi e efikasitet gjithnjë e në rritje të policisë kriminale shqiptare. Përgëzime të gjithë oficerëve që morën pjesë në operacion. Tolerancë zero për krimin e organizuar!”, shkruan ai në Twitter.

Çelja negociatave do na varfëroj dhe më shumë, pasi të gjithë ata që vijn për pushime, e bëjn spiunimin falas siq ndodhi në Lazarat para 8 viteve ku dy të rinj nga Holanda vajtën atje për kuriozitet dhe më pas i bënë filmimet publike, gjë që dëmtoj ekonomin e atyre që shpenzuan.
Tolerance zero thoni ju o Cuci por jo vetem me fjale.S'pastro policine nga te inkriminuarit,nga bashkepunetoret dhe informatoret e krimit sepse ka plot te tille qe diten hane buken e popullit dhe naten marrini milionat prej trafikanteve dhe krimit por pa shume llafe se jemi ngopur me pergezime poshte e lart e sa ktheni kurrizin minjte turren me vrap tek rrota e kackavallit.