
Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në rrugën “Islam Alla” në Tiranë, ku vëllai ka vrarë vëllanë dhe kunatën për shkak të një konflikti pronësie.
Autori i këtij krimi është Arsen Muskurti njihet dhe ne emrin Hamza Kastrati, ndërsa viktimat janë Dritan Muskurti dhe Nora Muskurti.
Njoftimi i policisë:
Më datë 30.08.2022, në rrugën “Islam Alla”, dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi A. M., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit D. M., 44 vjeç, dhe një shtetaseje tjetër, ende të paidentifikuar, (dyshohet bashkëshortja e shtetasit D. M.) të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimim e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ah edvin zeza per dite krime varferi azilanta si e katandise ti shqiperine as vuçiç nuk do bente si ti prandaj te ka ty ja ben punen tamam kemi frik te dalim nga shtepite na kap noj qorr ah edvin ziu çi bere albanistanit mallkuar qofsh