Makinës i këputen frenat, del nga rruga dhe përmbyset, plagoset 38-vjeçari në Shkodër

29 Gusht 2025, 16:33Kronika TEMA
Makinës i këputen frenat, del nga rruga dhe përmbyset, plagoset

Një aksidenti që për pak sa nuk është kthyer në tragjedi, ka ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, kurse Policia Rrugore njoftoi se po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe shkaqeve, edhe pse dyshimi kryesor mbetet dëmtimi i sistemit të frenave.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, pasi dje, në aksin Lotaj-Breg Lumi, shtetasi B. C., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se për shkak të një dëmtimi në sistemin e frenimit, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përmbysur”, tha policia vendore.

Mësohet se 38-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, pritet të verifikohet nëse dëmtimi i frenave është i qëllimshëm apo aksidental.

Lini një Përgjigje