Lirohet nga burgu Jorgo Goro, ish-kryebashkiaku i Himarës

29 Gusht 2025, 12:03Kronika TEMA
Lirohet nga burgu Jorgo Goro, ish-kryebashkiaku i Himarës

Jorgo Goro, ish-kryetari i bashkisë së Himarës, është liruar nga burgu pasi ka përfunduar së vuajturi dënimin për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie.

Ai është liruar më 12 gusht, pasi sipas përllogaritjeve të ditëve të qëndrimit në qeli e kreu dënimin me 2 vite e 20 ditë të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Goro ishte arrestuar më 23 mars 2024 dhe u dënua në lidhje me një çështje që lidhej me tjetërsimin e rreth 10 mijë metrave katrorë tokë në zonën e Livadhit.

Ndërkohë, ndaj tij vijon një tjetër proces gjyqësor në Apelin e GJKKO, ku ai ka ankimuar vendimin e parë që e dënoi me 2 vite burg.

2 Komente

  1. T
    Tallje Raku

    Vidh miliona € (jo Lek), rri 17 muaj brenda, dil e bej palle pastaj! Vidh nje biciklete, 7 vjet burg, dhe fillon nga zanati perseri se ke mbetur krrunde! Ky vend eshte i marre fund!! I pashprese

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mitati

      Po nuk ju sekuestrua paduria e vënë me korrupsion nuk është arritur asgjë.(

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje