Këngëtari Jozefin Marku ka thyer heshtjen lidhur me lajmet se lënda plasëse që iu vendos një banese në Fushë Kuqe, kishte atë në shenjestër.
“Rreth asaj që po flitet për mua, nuk është e vërtetë. Organet shtetërore kanë nxjerrë një deklaratë shumë të qartë se ku ka ndodhur, ndërsa portalet hamendësojnë sikur të ishin pjesë e asaj ngjarjeje, ishte për të e për atë. Ju detyrohem t’ju sqaroj që nuk qëndron kështu e vërteta. Faleminderit për secilin nga ju që ka shprehur merakun me mesazhe“, tha ish-banori i BBVA.
Ndërkohë, Policia vijon hetimet lidhur me ngjarjen e dy ditëve më parë.
Lënda plasëse ishte vendosur në portën e jashtme të murit rrethues të banesës, ku dyshohet se ndodhej dhe këngëtari.
“Rreth orës 04:20, në portën e jashtme të murit rrethues të banesës së shtetases M. D. (alias M. B.) është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, e dyshuar si artizanale,” thuhej në njoftimin e policisë.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe territorit përreth, rezultoi se porta e murit rrethues të banesës ishte dëmtuar lehtë nga shpërthimi i lëndës plasëse, e dyshuar artizanale.
Në vijim të veprimeve, grupi hetimor gjeti në rrugë, në afërsi të banesës, disa gëzhoja në dukje të vjetra, të cilat u sekuestruan dhe administruan në cilësinë e provës materiale.
Cudi dhe habi se si ndodhin te tilla ngjarje ne Fushe kuqe te Lacit ! Ku ato te gjithe banoret jetojne te shendetshem dhe te gezuar ngaqe ne Festat e Besimit Fehtare si ne Festa e Kishes Katolike apo dhe ne Xhamite e Fehese Myslimane ...Te gjithe Festojne sebashku dhe jane shume tolerant dhe me shume Respekt jetojne ne bashkesi te Fehve te ndryshme pa asnje problem....

Po ta them un perse,,e di ate fjalen doren ne qafe e gishtin ne byt,,,ashtu edhe puna atyre