Rama kritikon sërish gjyqësorin: “Ligoraqi s’hapi kalimin e bllokuar nga ndërtimi pa leje, nuk do të heshtim më”

28 Gusht 2025, 13:12Kronika TEMA
Rama kritikon sërish gjyqësorin: “Ligoraqi s’hapi kalimin

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një tjetër vendim të një gjyqtari për një ndërtim pa leje. Ai thotë se deklaratat e tij nuk janë presion, por qeveria nuk do të heshtë më përballë gjyqtarëve dhe prokurorëve “të paaftë, të papërgjegjshëm, të dyja bashkë apo edhe më keq, pa atdhe fare”.

Ai bën thirrje që të mos ngatërrohen qëndrimet ndaj këtyre individëve me qëndrimin ndaj drejtësisë dhe institucioneve të sa, për të cilin thotë se qeveria është e palëkundur në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe lirive e të drejtave të njerëzve.

Si shembull, kreu i qeverisë mori gjykatësin Ligoraq. Rama thotë seai vendosi në pak minuta dhe pa praninë e palëve që të mos hapet një kalim i mbyllur nga një ndërtim pa leje me kupolë xhami mes dy pallateve ku shtrihet një dyqan.

“Gjykatësi Ligoraq me siguri nuk e ka parë të udhës që të mbajë anën e komunitetit të zënë në kurth nga ky ndërtim pa leje dhe as nuk e ka menduar që mos o Zot, në rast zjarri ky dyqan kthehet në barrikadë vrastare, e pakapërcyeshme edhe për banorët edhe për zjarrfikësit”, shkroi Rama.

Ai theksoi se i njëjti gjykatës do t’i shtohet dosjes me magjistratë të tjerë dhe të cilët ministria e Drejtësisë do t’i përcjellë në organet e kontrollit dhe të vetëqeverisjes së gjyqësorit.

Ndërkohë ai kërkon që ankimimeve të qeverisë t’u bashkohen edhe qytetarët e dëmtuar nga këto masa sigurie

Kjo nuk është hera e parë që kryeministri Edi Rama përmend me emra, prokurorë dhe gjyqtarë që sipas tij kanë dhënë vendime të padrejta në dëm të interesit të shtetit.

9 Komente

  1. F
    Fener Zizi

    Po qijani Gruan ketij Ligoraqimit që ta marri vesh çdo te thote Atdhe.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bera sic desha une

      Puna e ketij KM qe po ben palle apo cfare i do qefi dhe qe sillet si Ajatollahu ne Iran,eshte keshtu qe dhe nqs do i dali probleme qe ne fakt jane mullar me dtejtesine mund te recitoje: “Nuk me vjen keq qe me zune(me kapen dmth) se bera sic desha une”

      Përgjigjjuni
      1. M
        Militant idiot

        Ku është e keqja kur kritikon gjykatësit maskarenj?! Apo edhe ti je një nga ata?! apo një militant kokëshkulur!

        Përgjigjjuni
      2. N
        Neveri

        Te lumte bytha, ediu i shallvareve te zeza prej dylberi dhe atleteve, per te dhene cfaqje prej palacoje, ne oborret perendimore, qe vazhdon ta shkerdhesh kete vend deri aty sa te tallesh dhe me emrat e gjyqtareve kristiane.Jo kot historia vazhdon dhe me karikature se me pare. Nipi i Spiro kolekes, vazhdon ti kaloje pushimet tek vila e kolekes ne dhermi.Dhe per spakun, qe ka burgosur Veliajn pa asnje prove, vec levdata. Mbas te vjen historia dhe Veliaj.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Debil i lindur

          E çfarë kanë të bëjnë këtu emrat e gjyqtarëve kristianë apo myslimanë or kar me zile?!

          Përgjigjjuni
        2. O
          Oficeri dulles

          Eshte i mete nga trute. Edhe emerin e ka ligo = pak dhe ligoraki = pak fare. C'pretnga ai Ligoraki

          Përgjigjjuni
          1. M
            Munika

            Ky gjyqesor mafioz nuk eshte per tu kritikuar, por per tu gjykuar per vendimet e njeanshme e ne sherbim te mafies.

            Përgjigjjuni
            1. a
              ahhhh sa vone!!!

              Ne rast zjarri gjithe Tirana eshte e zene kaps, je pak vone zoteri!!! Jetojme si ne kurth. Po makinat qe rrine prej vitesh neper lagje. si varreze. E katra e verteta....

              Përgjigjjuni
              1. T
                Teo

                Se pari ti e bere kete drejtesi, ku nuk merr drejtesi kurre. Ku te duhen nja 15 vite te shkosh me gjykaten e larte. Mire keq per 1 vit mbaronim pune para Reformen. Se dyti vetem justifikohesh. Ti je engjell te tjeret namin. Jo o jo ti je I paafte ne mos me keq. Kaq.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje