Ndërtoi kompleks me fushë minifutbolli dhe pishinë kur ishte në detyrë, policia jep detaje për arrestimin e ish-kryeinspektorit në Durrës

28 Gusht 2025, 10:32Kronika TEMA
Ndërtoi kompleks me fushë minifutbolli dhe pishinë kur ishte

Policia e Durrësit ka dhënë detaje rreth arrestimit të ish-kryeinspektorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit Durrës, Ardian Halili, i cili u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje në subjektin e tij “Sent Michele Rezidencë”.

“Shtetasi A. H. e ka ndërtuar këtë objekt, i cili përbëhet nga 11 kabina tip garsoniere, një godinë 2-katëshe, një fushë minifutbolli dhe një pishinë, në një sipërfaqe toke prej 5,600 m², gjatë kohës kur ai ka ushtruar funksionin e Kryeinspektorit të IMT-së në Bashkinë Durrës dhe konkretisht gjatë viteve 2018-2021. Nga verifikimet e kryera rezultoi se ndërtimi i këtij objekti pa leje ka filluar prej vitit 2018 e në vijim”, tha në një konferencë për mediat, drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Vilson Bala.

“Materialet iu referuan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për veprat penale: "Ndërtim i paligjshëm me qëllim përfitimi", "Korrupsion i zyrtarëve të lartë" dhe "Shpërdorim i detyrës". 

Ky rast është dëshmia më e qartë sesi zyrtarë të shtetit, duke shpërdoruar detyrën shtetërore, kanë abuzuar me qëllim përfitimin, në këtë rast të ndërtimit në kundërshtim me çdo ligj e rregull. 

Shkelja e syrit, apo bërja palë me abuzuesit, apo më keq akoma, të ndërtosh vetë pa leje kur je në detyrë për të parandaluar këtë vepër penale, do marrë fund njëherë e mirë në qarkun Durrës”, tha ai. 

17 Komente

  1. T
    Teo

    Po akurze per pastrim parashe, pasurim i paligjshem. Me cfare lekesh e beri?

    Përgjigjjuni
    1. A
      ANA

      Po mire pse e kane arestuar? Eshte i rezikshem per njerzit? Pse mbahet ne arest me burg? Cila eshte akuza? Ndertim pa leje? Po mire lereni te lire derisa te perfundoje gjyqi. PSE DUHET ARESTUAR ORE IDIOTER? E kuptoni qe NE nuk kemi mo shtet? Ka vetem korupsion dhe qelbsinllik! Urgjentisht me vendim parlamenti duhen zhbere te gjitha ligjet qe lidhen me pushtetin lokal dhe kopetencat e tij. Te shkrihen te gjitha bashkite dhe funksionet e tyre ti marin prefekturat. Kjo gje duhet bere sa me shpejt me nje MORATORIUM 10 VJECAR!

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fshati

        Po. Bravo! Pse e arrestojnë? Pse nuk e gjykojnë në gjëndje të lirë? Pse çfarë është ai? Një copë fshatari që ndërton një kotec për pulat apo mur rrethues për shtëpinë?.... Në këtë rast po. Le të kalbet në burg.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sillua pre Rabiani

          Eh moj Rabiana sa tu dhimska. Po kur ishe prolurore ne Durres sa ke arrestuar ti. Apo nuk quhen ato?

          Përgjigjjuni
          1. M
            Meri

            Ana, ke ndonje pune per te bere para se te japesh komentet e tua “ gjeniale”? Dukesh e vetmuar qe rri gjith diten e komenton neper rrjetet sociale, gjej nje njeri qe te te rri prane a ndonje shoqe per ndonje kafe qe te kalosh kohen qe e paske me shumice!

            Përgjigjjuni
          2. I
            Ilir

            Iku gjithe qytetaria ne emigracion, e lane vendin ne dore te gaxhgauneve si ky kokrra e katundarit me gjithe gruan... mender... prokurore... pthuuuu rrace hajdutesh!

            Përgjigjjuni
            1. P
              Populli bari eshte i tepert per ushqim !

              Cfare te benin qytetaria ! nga halli se ne fillim patem ata ish kriminelle komunista me detyre Operative - ose Hetuesie e me te tjera detyra ! perjashto ata njerez te ndershem edhe pse mund te sihsin komunist apo em detyra shteterore.. Atyre kelysheve duhej tju vinte Histolria si e Cauceskut te Romanise ! fatekeqesisht ishim te pa zote ! keshtu eshte kure secili shikon vetem bythen e tije ! pastaj vij ne dhe pasojat.... sote me shpresen qe po pastrohen keta ish kriminele te djeshem dhe te sotem..... me shpresen per Rinine e se ardhmes te behet me mire mbase ? Fatekeqesia me e madhe qe kriminellet jetojne akoma ! duke filluar nga ish kriminelet e vjeter te asaj kohe dhe te sotmet mbas 90 hjetojne akoma.....duke filluar qe nga penecilina....dhe me rradhe....

              Përgjigjjuni
              1. P
                Populli bari eshte i tepert per ushqim !

                Cfare te benin qytetaria ! nga halli se ne fillim patem ata ish kriminelle komunista me detyre Operative - ose Hetuesie e me te tjera detyra ! perjashto ata njerez te ndershem edhe pse mund te sihsin komunist apo em detyra shteterore.. Atyre kelysheve duhej tju vinte Histolria si e Cauceskut te Romanise ! fatekeqesisht ishim te pa zote ! keshtu eshte kure secili shikon vetem bythen e tije ! pastaj vij ne dhe pasojat.... sote me shpresen qe po pastrohen keta ish kriminele te djeshem dhe te sotem..... me shpresen per Rinine e se ardhmes te behet me mire mbase ? Fatekeqesia me e madhe qe kriminellet jetojne akoma ! duke filluar nga ish kriminelet e vjeter te asaj kohe dhe te sotmet mbas 90 hjetojne akoma.....duke filluar qe nga penecilina....dhe me rradhe....

                Përgjigjjuni
              2. C
                Ceni

                Drejtusi IKMT ndërton pa leje dhe nuk reagin kush. Ku ishin kryetari i bashkisë etj deri tani. Të gjithë e dinin, e kané parë dhe kanë heshtur. Shteti ka rënë.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kur nuk ke çfare të flasesh mos fol fare

                  Ceni. Ku e ke mesuar kete "Shteti ka rënë"? Nga Lul Basha? Ai thoshte"qeveria ka rënë", por asgjë nuk ra. Ne kete rast, Shteti e arrestoi kete inspektor te mbrojtjes se territorit. Ti flet per pushtetin lokal, dhe ngaterron me shtetin. Pushteti lokal po, ke te drejtë. Nuk bëri asgjë. Por Vilson Baka është Drejtori i Policisë, është Shteti. Dhe shteti veproi. Me vonesë, por veproi. Me mire vonë se kurrë. Nje "eksperte" me lart, me emrin Ana, thotë pse e arrestoni. Ai nuk arrestohet per ndertimet pa leje. Ai është arrestuar per shperdorim detyre, pastrime parash, vjedhje, e te tjera. Gjatë hetimeve, do gjendet edhe burimi i parave, me të cilat nje inspektor me rroge, ka bere gjithë ate investim. Kredi nuk ka marrë dot, sepse kredia qe te aprovohet duhet plan biznesi, lejet e ndertimit, pronesia, etj. Sepse Banka do qe te rekuperoje paratë ne rast falimentimi, duke nxjerrë pronen ne ankand. Nuk nxirret nje prone pa leje ne ankand. Pra ky duhet te justifikoje edhe parate e shpenzuara. Ka shumë mundesi që ky ka marrë ryshfete, shumë ryshfete nga njerez që kanë nderruar pa leje, prandaj është arrestuar sepse ka abuzuar me detyrën qe ka patur. Prandaj, Ceni, komentin tend e respektoj. Por ajo ANA me germa te medha me siper, bën mirë te lexojë më shumë dhe te shkruajë me pak.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sillua pre Rabiani

                    Ana eshte gruaja r tij. Rabiana qe ka qën prokurore në Durrës.

                    Përgjigjjuni
                  2. Q
                    Qelbet I gjithe sistemi.

                    Amin.Eshte gjithe qeveria e krininalizuar...ne kete rast administrata Durresit. Minimumi duhen gjobitur te gjithe qe kane lidhje me administrating e territorit

                    Përgjigjjuni
                  3. M
                    Mara emigrante ne Itali

                    Cen jo shteti drejtesia qe deri sa le jasht burgut familjen e saliut mendo sa e drejte eshte .

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kaosi

                      Po pse mi budallaqe fryi kosit qe te mos digjet. Ketu me qeveri me bashkira me prokurorira me kurverira cdo gje ka marre fund!

                      Përgjigjjuni
                    2. L
                      Lika

                      Mero na sqaro a po nderton hotel djali yt 10 milion euro dhe ku i mori leket

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Noci

                        Ne kemi humbur nje nder tjerat kryesore,bashkëpunimin e popullit me organet ligjzbatuese,siç e ka gjithe bota,ku populli ndihmon policinë,kunder shkelesve.Por kemi dy probleme,e para te quajnë spiun,se kemi eksperience nga e kaluara komuniste e mbrapshtë.E dyta po more ne telefon per te raportuar nje shkelje ligji i pari e merr vesh shkelesi dhe emrin e personit pastaj vjen hakmarrja.Ne Theth ja digjen pronen asaj gruas qe punonte me leje vetem pse tha nje fjale .Vetem kur te futet populli ne valle pa u dëmtuar Keta njerez dhe shume gjera rregullohen.Sot nuk jane raportimet e kohes se PPSH,kur çdo gje futej ne politike e hyje ne burg,sot ndihmon shtetin kunder te korruptuarve dhe hajdutevevte pronave qe kane vjedhur gjysmen e Shqiperise

                        Përgjigjjuni
                        1. t
                          tony

                          Ore e ndertoi pa leje ok po ku i gjeti miliona dollar apo tregtonte miellin e bardhe me shumice se shuma maramendese miliona dhe resort pa mbarim dhe shtepia nje lagje te tere ne nuk po blejme dot nje shtepi me nje fhome d guzhine dhe jo bejsh 100 shtepi dhe pishina shume shume lek bravo SPAKUT qe po ja nxjer leket nga qe kane vjedhur gruaja ish prokurore dhe i shoqi kontrabandist droge se nuk behet gjith ai qytet sa qyteti i STUDENTEVE okkk

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje