Operacion nga SPAK dhe Policia; Arrestohen dy punonjës të IMT-së të akuzuar për korrupsion, dy të tjerë në kërkim

27 Gusht 2025, 18:18Kronika TEMA
Operacion nga SPAK dhe Policia; Arrestohen dy punonjës të IMT-së

Policia e Shtetit dhe SPAK kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e disa personave, punonjës të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, të dyshuar për korrupsion.

Mësohet se dy persona janë arrestuar, ndërsa të paktën dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Operacioni vjen pas denoncimit të bërë më herët në polici se këta persona merrnin para te biznese të ndryshme.

Më herët gjatë ditës së sotme, policia ka vënë në pranga ish-kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë Durrës, Ardian Halili, i akuzuar për ndërtim të paligjshëm në një zonë bregdetare në fshatin Shetaj të Ishmit.

Objekti në fjalë është një resort luksoz, i njohur me emrin “Restorant Saint Michelle Camping Hotel”, i cili përfshin ndërtesa banimi, ambiente me pishina, palma dhe struktura të tjera shërbimi.

Sipas hetimeve paraprake, kompleksi dyshohet se është ndërtuar pa leje në vitin 2017, periudhë kur Halili mbante funksione publike pranë Bashkisë së Durrësit.

1 Komente

  1. A
    Ana

    E ka ndërtuar pa leje ne 2017 Cfarë ka bere Rilindja 8 vjet apo nuk e ka pare megjithëse i ka patur te gjitha pushtetet

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje