Dy ambiente të përshtatura për organizimin e lojërave të fatit të paligjshme janë zbuluar dhe goditur nga Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar “Jackpot”, zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Seksionin për Krimin Ekonomik e Financiar.
Në lidhje me këtë veprimtari të paligjshme janë proceduar penalisht shtetasit B. D., 65 vjeç, R. L., 33 vjeç, L. M., 63 vjeç, G. Ch., 43 vjeç, shtetas kinez.
Ndërkohë, janë shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë kinezë, të identifikuar si W. Zh dhe Y. L., për të cilët po vijon puna për kapjen e tyre.
Gjatë ndërhyrjes në këto ambiente, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
-34 njësi kompjuterike
-10 laptopë
-2 telefona celularë
Njoftimi i policisë:
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, operacioni policor i koduar “Jackpot”.
Zbulohen 2 ambiente të përshtatura për organizimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.
Sekuestrohen nga këto ambiente, 34 njësi kompjuterike, 10 laptopë dhe 2 celularë.
Procedohen 4 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë.
Strukturat e DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Jackpot”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara.
Gjatë kontrolleve, u konstatua se 2 ambiente, në Mjull Bathore dhe në Vaqarr, ishin përshtatur për organizimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.
Në vijim të veprimeve për këto dy raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit B. D., 65 vjeç, R. L., 33 vjeç, L. M., 63 vjeç dhe G. Ch., 43 vjeç (shtetas kinez), si dhe u shpallën në kërkim 2 shtetas kinezë W. Zh dhe Y. L. Punohet për kapjen e tyre.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Gënjejnë veten që thonë se lojërat e fatit janë mbyllur,këto dhe në kohën e diktaturës që të kalonin në burg funksiononin ilegalisht.Tani bosët e tyre si ekobet etj.po fitojnë miljona sepse punojnë ilegal dhe nuk paguajnë as taksa....këta blejnë këdo duke paguar inspektorë të policisë apo opgj për të mos hapur gojën....janë shum të rrezikshëm se paguajnë shumë...