Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Ardit Domin dhe Leonard Çalin, të përfshirë në një përplasje të dhunshme me policinë.
Sipas hetimeve, dy të rinjtë qëlluan me armë zjarri në drejtim të efektivëve, pasi policia tentoi t’i ndalonte. Në vend që t’i bindeshin urdhrit, ata u larguan me shpejtësi me automjetin e tyre.
Ndjekja përfundoi në Vorë, ku makina doli nga rruga, por Domi dhe Çali vijuan rezistencën duke hapur zjarr, dyshohet me kallashnikov, ndaj policëve. Përballë kësaj situate, forcat e rendit u kundërpërgjigjën me armë.
Si pasojë, Ardit Domi mbeti i plagosur rëndë nga një plumb në qafë, ndërsa Leonard Çali u neutralizua dhe u arrestua në vend. Të dy u paraqitën më pas para gjykatës, edhe pse Domi në gjendje të rënduar shëndetësore.
Vampiri qellon me Motov ...
E paskan kruajtur me gjethe fiku, trimat. Mori veten më qafë. Fjalë per fjalë, sepse ne qafe e mori plumbi. Po ta kishte vrarë policia, prindi i këtij trapit: "Djali im? Ai nuk ka parë ndonjehere pistoletë me sy. Unë kam djalë model." Dhe ti e kupton se nga dalin trapat.