Flakët përfshijnë një sipërfaqe pyjore në Devoll, zjarrfikëset në teren për shuarjen e tyre

27 Gusht 2025, 16:08Kronika TEMA
Flakët përfshijnë një sipërfaqe pyjore në Devoll,

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në një zonë mbi fshatin Miras në Devoll.

Mësohet se në vendin ku ka rënë zjarri ndodhen momentalisht 10 zjarrfikës me dy mjete dhe rreth 20 forca nga drejtoria e shërbimeve dhe ajo e pyjores.

Vatra e zjarrit duket se po merr përmasa për shkak të favorizimit të erës, dhe dendësisë së bimësisë dhe pishave brenda pyllit.

Ndërkohë, po ndërhyhet me mjetet zjarrfikëse dhe me mjete rrethanore, ndërsa terreni mbetet i vështirë.

1 Komente

  1. F
    Fierakja

    Obobo, flakët drejt fshatit Miras?!?!! Amani bre shuajeni zjarrin se.mos digjet vila e ish deputetes :burrneshe" Monda Stefës...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje