Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka zhvilluar sot një ceremoni mirënjohjeje në nderim të punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët prej vitesh garantojnë sigurinë e mjediseve diplomatike dhe qytetarëve amerikanë në Shqipëri.
Në këtë aktivitet mori pjesë e Ngarkuara me Punë e SHBA-ve, Nancy VanHorn, si edhe Zyra Rajonale e Sigurisë. Ajo vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me forcat e rendit shqiptare, duke theksuar se disa prej efektivëve të nderuar kanë shërbyer pranë ambasadës për më shumë se 15 vite.
“Një falënderim për Policinë e Shtetit që e bën ambasadën tonë më të sigurt çdo ditë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara e vlerëson thellësisht partneritetin me forcat e rendit në Shqipëri për të penguar kërcënimet dhe për të mbrojtur qytetarët tanë”, u shpreh VanHorn.
Ceremonia u konsiderua si një shembull i fortë i partneritetit mes SHBA-ve dhe Shqipërisë në fushën e sigurisë dhe rendit publik, duke riafirmuar rolin e Policisë së Shtetit si një aleat i besueshëm në garantimin e stabilitetit dhe mbrojtjen e jetës njerëzore.
Te gjithe barkderra… mire qe ka qene ajo vajza per te permiresuar pak foton.
Nuk jane ekip futbolli.