Policia e Shtetit ka reaguar me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin e SPAK, që u zhvillua ditën e djeshme, 27 gusht, ndaj punonjësve të IMT-së.
Mbi t e punonjësit e IMT-së rëndojnë akuzat: “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës“, të kryera në bashkëpunim.
Nga hetimet e kryera rezultoi se Geraldo Fuçia, Klajdi Zhilla dhe Edmond Çela gjatë kontrolleve në subjekte (lokale), për evidentimin dhe lirimin e hapësirave publike të zëna në kundërshtim me ligjin, iu kanë kërkuar para pronarëve të subjekteve, që të mos i hiqnin çadrat/tendat që zinin hapësirat publike përreth subjekteve.
Policia njofton gjithashtu se gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3000 euro dhe 27 000 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga korrupsioni aktiv i punonjësve të IMT, një automjet tip “Audi A6“ si dhe 4 celularë./
E turpshme! Nuk e gjen nje funksjonar te ndershem ne administraten shtetrore. Perveq kesaj, te duhet nje editorjal o Mero djali!
Jo mor jo, ky shtet nuk ka asnje te pakorruptuar. Nuk ke ku te vesh gishtin. Hoj hoj te gjithe njesoj. Hajduti I ngjan hajtutit. Ne kerkesat per vende vakand, nje nder kerkesat duhet te jete hajdut. Ndryshe nuk shpjegohet. Per hajer ju qoft.