Sulmuan me sende të forta autobusët e tifozëve të një ekipi futbolli, 3 në pranga, 2 nën hetim

29 Gusht 2025, 11:18Kronika TEMA
Sulmuan me sende të forta autobusët e tifozëve të një

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre persona dhe ka proceduar penalisht dy të mitur, pas një incidenti të ndodhur pas mesnate në aksin rrugor “Qafë Kashar-Rinas”, ku u sulmuan me sende të forta tre autobusët që transportonin tifozët e ekipit të Jagiellonias, pas kualifikimit të ekipit të tyre në Conference League. Jagellonia barazoi me Dinamon 1-1, por fitorja në fushën kundërshtare 3-0, bëri që në play-offf të kalonte skuadra polake.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. M., 32 vjeç

-K. S., 29 vjeç

-Sh. S., 30 vjeç

Ndërkohë, materialet iu referuan Prokurorisë edhe për 2 shtetas të mitur, 17 vjeç, të cilët u proceduan në gjendje të lirë.

Hetimet e deritanishme tregojnë se autorët penguan qarkullimin e automjeteve dhe më pas goditën me sende të forta autobusët, duke shkaktuar dëme materiale. Policia njofton se po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkatërrim i pronës” dhe “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”, kryer në bashkëpunim.

3 Komente

  1. E
    Erdogan

    Procedoini penalisht dhe denime maksimale nga gjyqetaret. Rrugacet duhet neutralizuar!

    Përgjigjjuni
    1. E
      E VERTETA

      Po nga huliganet polake , kapet ndonje ? cfare eshte kjo polici qe gjithmone ka ne shenjester shqiptaret ? A e paguajme ne me taksat tona apo Serbia ? Ka nje arsye qe ata djem kane reaguar ne ate menyre.

      Përgjigjjuni
      1. b
        bimi

        Shume dakort me ju "E VERTETA"... Lexova diku qe polaket kishin pshurr mbi bustin e Skenderbeut, kishin shpalos parrulla qe Kosova na qenka Serbi...etj etj... ku eshte policia jone, ku jane organet e tjera te sigurise publike si shiku, prokuroria, OPGJ-erat, Policet bashkiak... ETJ ETJ... Pa mendoni sikur tifozet Tane te bejne te njejten gje ne Poloni... do ti kishin thyer ne mes policia polake etj. Lironi ata djem se meritojne respekt!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje