Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Treviso të Itali, ku një 36-vjeçar shqiptar ka shkatërruar kamionët e kompanisë së kunatit të tij, nga inati pasi ky i fundit e pushoi nga puna.
“Corriere” shkruan se shqiptari u fut në kompani teksa kunati i tij ndodhej me pushime, dhe me një çekiç i shkatërroi makinat e punës, duke shkaktuar një dëm prej 15 mijë eurosh.
Kur mendoi se ‘misioni’ e tij kishte mbaruar, ai u përpoq të ikte nga rruga që kishte ardhur. Megjithatë, një kalimtar e pa duke hyrë në kompani dhe telefonoi policinë.
Teksa shqiptari tentoi të largohej, ai u vu në pranga nga policia.
I kontaktuar nga policia, pronari i kompanisë tha se kunati i tij (vëllai i gruas) ishte ‘xhindosur’, pasi e kishte shkarkuar nga puna pak kohë më parë.
Ngjarja ka ndodhur më 18 gusht, kur agresori sipas mediave, shkoi me biçikletë në ambientet e kompanisë në ‘Via San Giuseppe në San Vendemiano’. Agresori theu një nga dritaret e firmës dhe hyri me dhunë brenda ambienteve.
Për të shkaktuar dëmin përdori disa vegla zanati të ndryshme, por kryesisht çekiçë. Tentoi gjithashtu edhe vjedhjen e disa pajisjeve, por i pakënaqur vazhdoi të shkatërronte makinat. Dy kamionë industrialë ‘Iveco’ u dëmtuan rëndë, informon media italiane.
Pronari i kompanisë i tha oficerëve se kishte pranuar ta punësonte kunatin si pasojë e marrëdhënieve familjare, por gjërat u përkeqësuan shpejt. Pas një grindjeje të radhës ai e pushoi atë dhe 36-vjeçari vendosi të hakmerrej. Pas arrestimit, shqiptari doli për masë dhe u la për hetim në gjendje të lirë, teksa hetimet vijojnë.
Dhandrri me te qit prej pune, kjo sdurohet. Shume dhanderr i keq!
Asnjehere marredhenje pune me njerezit e tu. Duhet te digjesh nje here qe ta mesosh
E mo ju kam thene se Shqipot te marrin gjak ne vetull.Ky eshte damari Shqiptar nuk duron purteke dhe te djeg shtepine se paska qene i pakenaqur qe nuk e mbajti qyl i kunati.Kur mund te civilizohen keta njerez apo lere fare kujt i hyn ne pune
kot nuk thone, inat shqiptari
Vazhdoje deri ne fund …inat shqiptari , rot kari ….sec pune te prish nje send vetem nje rot kari e kupton …kapenkunatin dhe thyeji brinjet , makina cpune te prish ?? Po jo , do ta tregoj veten shqipo loqja …
Ne mund te te vrasim per nje "pse me sheh" apo nje pasqyre makine te gervishur. Kur vjen puna per politiqener qe na pijne gjakun me dekada - ne u lepijme bythen nate e dite. Popull balte...
Po ta kishte dhenderrin gjakovar.nga Gjakova, kurr nuk do ta pushonte nga puna.
E pazakontë? Kjo është normale këndej nga ne. Por jemi popull i mirë, thjeshtë e kanë fajin politikanët.
Me tëndin ha e pi , ALLISH VERISH mos bëj !
Me njerezit e tu mos bej marredhanje pune. E vertete. Por dijeni se i yti mishin ta han e, por kockat ti ruan. I huaji te hane me gjithe kocka. Zgjidhni e merrni.
Ne Shqiperi i vihet tritoli. Ne burg fundurina dhe mbase i del inati atje.
Pse tja thyej brinjet e Dyl.E thjeshte fare: nuk te du ke kompania ime ,shko pirdhu.Po qe I zoti dhe ta kane ngrene hakun shko ne tjeter vend.Punetori kurre nuk shkon kot.
Ishte dikur ,shume kohe perparaPerditesohu se paske mbetur prapa shume..Prindi vret femijen dhe anasjelltas madje dhe per motive koti .Per pese leke te vret I yti dhe kockat ti zhduk qe te mos kete frymor te ti gjej.Ndersa ke plot te huaj qe te ndihmojne.
⸻ Pasi kisha marrë qunin e vëllait në firmë dhe ia rregullova letrat, një ditë më thotë gjermani: “Thuaji nipit tënd të më sjellë disa blloka lart.” Unë e thirra në emër dhe i them: “Ti dergo bllokat lart.” Ai, pa u menduar fare, më përgjigjet: “A u lodhe a jo?” Unë ia kthej: “Duhet.” Ai thotë: “Mos më shty, se nuk i bëj.” Unë i them: “Sa për mua, mos i bëj.” Pastaj ia tregova gjermanit, i cili i bertet: “Bjeri bllokan lart menjëherë!” Ai ia kthen: “A u lodhe?” Unë i them: “A u lodhe? Kështu e kemi ne!”