Manjani: Drejtësia penale në krizë, nuk mjafton vetëm rishikimi i arrestit me burg

18 Shkurt 2026, 11:50Kronika TEMA
Manjani: Drejtësia penale në krizë, nuk mjafton vetëm

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, thotë se problemi i sistemit penal nuk kufizohet më vetëm te masa e arrestit me burg, por te vetë mënyra si funksionon procesi gjyqësor. Sipas tij, pranueshmëria e lartë e kërkesave të prokurorisë nga gjykatat, veçanërisht nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, tregon mungesë barazie mes palëve dhe cenim të gjykimit të paanshëm.

Manjani flet për një sistem ku liritë kushtetuese mbeten dytësore dhe kërkon reformë të thellë, duke theksuar se korrigjimi i arrestit me burg nuk mjafton për të rikthyer standardet e drejtësisë.

Postimi plotë i Manjanit:

Tashmë trajtimi i arrestit me burg nuk mjafton.
*****
Nuk është vetëm arresti me burg problemi i drejtësisë penale të sotme. Sigurisht ndihem mirë që më në fund sot ka edhe të tjerë e madje edhe zyrtarë që e pranojnë këtë problem, të cilin kam të paktën 10 vite që e them zyrtarisht dhe në publik.

Por sot gropat e minuara në atë që quhet proçes i rregullt janë të shumta. Nga regjistrimi i proçedimit penal me anonimatë, kallëzues politikë e popullorë dhe, deri në vendimin përfundimtar të tij ka shumë pak shance që të mos shkelësh në minë. Në fund të proçesit, edhe sikur larg mendsh të dalësh pa faj, prap del i gjymtuar rëndë.

E gjitha kjo vjen më së shumti për shkak të mungesës së gjykatës së paanëshme. Dmth të gjykatës mbi palët në sallën e gjyqit. Të gjykatës ku prokurori dhe i pandehuri kanë të njëjtat mjete dhe mundësi. Asnjëri të mos jetë më i preferuar se tjetri.

Shikoni, sot pranueshmëria e kërkesave të prokurorisë është afërsisht 80%. GJKKO e ka mbi 90%.... Në perëndimin që na pëlqen ti referohemi, kur kjo shifër e kalon 40%-shin, krijohet shqetësim.

Ky nivel i lartë pranueshmërie i kërkesave të njërës palë, pra prokurorisë, e rrëzon edhe përkufizimim e termit gjykim. Nuk ka gjykim kur gjithmonë njëra palë ka të drejtë.

Kur nuk ka gjykim, gjykata ska asnjë kuptim më.

Pse vjen kjo?

Qartësisht për dy arësye themelore:

1. Shteti komunist dhe mendësia e tij jeton ende në memorien tonë kolektive. Në atë shtet, njiheshin vetëm prokurorët. Gjykatësit megjithse zgjidheshin, nuk i njihte askush, sepse ata vendosnin çfarë thoshte prokurori. Nëse dikush vendos të kthehet në atë kohë, pranueshmëria dhe pëlqyeshmëria publike mbetet e lartë.????

2. Me ligj, me praktikë po e po, prokurorët shantazhojnë gjykatësit, në emër të mbrotjes nga korrupsioni. Ky realitet ligkor e praktik i ka lopësuar gjykatësit të cilët as lodhen fare të dëgjojnë anën tjetër.

Me këto gjykata e në këtë realitet, veçanërisht pas reformës, paraburgosen, gjykohen e dënohen njerëz me supozime e hamendësime.

Nocionet ligjore të provës e provueshmërisë janë në nivelin më të ulët që kemi patur ndonjëherë, krahasuar edhe me vetë sistemin komunist. Ky i fundit, ka patur probleme me cilësinë e provës por jo me ekzistencën e saj në sallën e gjyqit të paktën.

Barazia para ligjit dhe e mjeteve në gjykim janë në disbalancë totale. Disbalancë në favor të "afërmendsh" prokurorisë.

Liritë dhe të drejtat themelore që parashikohen në Kushtetutë janë gjithnjë sekondare në gjykimin penal. Janë pak ata që kanë "privilegjin" të gjykohen liritë e ture në gjykime kushtetuese. Akoma më pak janë ata që kanë "zotësinë" të fitojnë liritë apo të drejtën e dhunuar.

E kështu me radhë, gropa me mina pa fund ka proçesi që prodhon viktima të gjymtuara, të cilat u serviren gazetarëve "të privilegjuar" si burime lajmesh për drejtësinë popullore.

Gjyqi popullor është akti i fundit i presionit ndaj gjykatës, në gjithë zinxhirin e kontrollit të vendimmarrjes së gjykatës.

Kjo e fundit gjykon, jo në pak raste, për të drejtën tënde pa praninë tënde në një sallë gjyqi!!!

Ndaj them se tashmë zgjidhja e problemit të arrestit me burg tashmë nuk mjafton.

Duhet reformë e plotë!
***
Nuk kemi përse presim që këto të na i thotë Këshilli i Europës apo ndonjë Ambasadë. Kur të vijë puna ti thonë edhe ata, është shumë vonë....

Na duhen thjesht sytë në ballë e mend'të në kokë.

12 Komente

  1. P
    Pirdh pirdh se lirohesh

    Ore shyqyr qe po i thote dikush dy llafe, per keto ceshtjet penale, nje ceshtje ne te cilen jam vete pjese, per fallsifikim kontrate, ka 11 vjet tu prit apelin, nderkohe biznesi eshte mbyll, se normal u prish sistemi. Cfare drejtesie ka me per palen kallezuese, edhe sikur ta denonjne ate qe ka bo fallsifikimin, (qe mund ta mbylli edhe me naj lek ai tjetri kuptohet), pala tjeter ska ca fito se biznesi iku per lesh. Edhe te na rroje reforma edhe drejtesia e leshit edhe e preshit

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rama te lute Manjanin per Minister Drejtesie

      Bravo Manjani, si gjithnje bravo! Fara e keqe qe eshte rritur kaq shume brenda drejtesise duhet shkaterruar. Deri tani e ka ushqyer familja nongrata, qe do te mos denohet per korupsion e vrasje, dhe BE qe po pergatit sebepin per te mos na integruar. Ilaci i vetem ketu eshte ta asgjesojme faren e keqe me cdo kusht, dhe per kete na duhet mbeshtja e Amerikes per te diskredituar BE me fakte konkrete! Prandaj duhet ti lutemi Adminitrates Trump ta perdore rastin e drejtesise se re ne Shqiperi si shembull te degjenerimit moral te institucioneve te larta te BE. Trump ka te drejte kur thote se BE eshte drejt asgjesimit te plote! Fajin kryesor per kete disfate kolosale te BE e ka Gjernania. Shpresa e vetme eshte fitorja e AfD sa me shpejt ne Gjermani.

      Përgjigjjuni
    2. I
      I drejte

      Sh mire Ylli,keshtu duhet te jete e te behet,por nuk duhet harruar kualiteti(njohuri solide) dhe ajo qe eshte me e veshtira integriteti vetiak,kesaj si behet?

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lindi

        Jam térésisht dakord për pranin e mendësisë komuniste në drejtësi. Kêtu ndalohesh dhe s'të jepet akuza. Këtu procesi nis me të qënit fajtor, i akuzuari duhet të vërtetojë pafajsiné. Pra nuk respektohen të drejtat elementare të njeriut. Gjérat duhen ndryshuar.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tatjana

          Te gjitha cfar shkruhen ne artikull jane te verteta. Me kedo qe te flasesh e diskutosh per drejtesine dhe prokurorine ( kryesisht SPAK e GJKKO) kane te njejtat mendime. Prandaj duhet menjehe qe qeveria dhe patlamenti t’i shikojne dhe riparojne keto qe Ylli ngre me te drejte. Te gjithe jutistet duhet te flasin per keto probleme dhe te japin mendimin e tyre se si te permiresohet situata. Kam dhe nje mendim. Z.Mero Baze duhet te hape nje rubrike te posacme per kete gje me titull “ Fol per drejtesine “mendoj qe do te ndihmoje shume

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tymi

            O manjan e merr vesh se ku jetojme gjyqtarin e nderuar Gert hoxha qe fitoi te drejten per ne GjKKO e paska skualifikuar behar dibra dhe kerluku i bkh ,hapu dhe e merri te gjith fundi i botes e kupton ne dor te kujt ka ren drejtesia

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kallarja kuqe

              Tamom, mire qe e kujtove, po arsyen e lexove? Se i kishte dhene doren Erion Veliajt ne nje takim zyrtar te ambasada britanike. Cohu Enver nga varri dhe behu drejtor i sbakut i thone kesaj, se jane ne te njejten linje. Asokohe Erion veliaj nuk ishte as i pandehur dmth. Hapu dhe dhe futi te gjithe ata gomeret brenda se na mbyten budallej dhe shpirt zi

              Përgjigjjuni
            2. p
              poshte. krimineli sali berish kerma. me flamur mut

              nje drejtesi. e qelbur. po shum shum. e qelbur. duhet shkateruar. se ja ben mu. mu mu. pse thua ti. qe nje kriminel i betuar. i shqiperis. qe ka. bere 1000 e1. te zeza si krimineli sali berish kerma. dhe nuk eshte denuar. dhe vazhdon te beje akoma te vrasje. mezi pret. qe te thot I vrau rama. eshte njeriu. me i poshter ne shqiperi

              Përgjigjjuni
              1. A
                Ae Enver Enver ku je..

                Bravo Manjani..E kam thene disa here se njeres si ty duhet te drejtojne Ministrine e Drejtesise..Ky qe eshte tani e te tjere pos pordhi Rama nuk pjerdhin ata...Ose te permiresohet sistemi drejtesise dhe me anen e nje referendumi popullor te ndryshojne situaten...Eshte fakt :Qe ne perberjen e SPAK ,Gjykatave;dhe gjykates kushtetuese gjysma jane partiake dhe ushtare te Berishes Te gjithe keta godasin Maxhorancen..Vetem fakti Qe ne prag te zgjedhjeve arestohet Velija te ben te kuptosh qe kishte nje komplot nga Spak ,nga ndonje element Amerikan qe mori 6 milion Ero e ndonje ambasade..Pra ta rezonin qeverine ..Imagjinoni sikur Ky Erjon te ishte i opozitzs.Saliu armatoste tere banditet dhe e conte spa ne vrimen e miut..

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Piro

                  Këto vrejtje i di gjithë drejtésia po nuk flasin. Ajo që dallon Manjanin është karakteri i tij rebel. Të tjerët s'duan andralla. Nuk janë mésuar ti ndryshojnë gjérat, ndihen mé mirë në heshtje se té debatojnë njeri tjetrin.

                  Përgjigjjuni
                  1. d
                    drejtesi e munguar

                    Ju Z.Manjani ngrini nje problem duke perfshir shume gjera njekohesisht.Detyra e prokurorise eshte te hetoj,te mbledh prova dhe ato ti paraqes ne gjykate.Pra ,ne mendimin tim SPAK-u me gjithe paaftesin qe ka treguar,eshte ne te drejten e tij.Problemi i hallkes me te dobet eshte gjykata e sidomos GJKKO-ja.Kur thuhet se mbi 90% e kerkesave te prokurorise marrin OK! e gjykates do te thote qe ata jane ne rregull.Pse ndodh qe gjykata eshte kethyer ne nje "noter" te prokurorise?Ka shume arsye: 1-A jane te afte keta gjyqtar qe kryejne kete detyre te veshtire te gjykimit? 2-A jane te trembur keta gjyqtare nga "forca" e prokurorise,qe ka te drejte edhe ti survejoi ata? 3-A eshte korupsioni i tyre nje bashkerendim midis gjykates dhe prokurorit?4-Ku e gjen "forcen" prokuroria kur dhe vendimin e GJK-se nuk e zbaton?5-A eshte GJK-ja jone e afte te analizoj kushtetueshmerine e vendimeve te pushteteve te tjera?Duke pare nga jashte kete veprimtari te drejtesise,duket sikur jemi ne kushtet e "diktatures" qe kur sigurimi te kish "piketuar" nuk kishte gjykate te te nxirrte nga kuvlia.Mendoj se ne kete menyre nuk mund te ecet me.Ligjevenesi,si organi me i larte i dale me voten e deleguar nga populli duhet te flase.Deri tani kjo drejtesi eshte "dreqesi" ne kuriz te popullit.Kjo per ceshtjet penale se po te shohim problemet e perditeshme (ceshtje civile) nuk te vjen rradha te marresh drejtesi per shume vite.

                    Përgjigjjuni
                    1. X
                      Xheviti , Kryqi i Kuq , Rramallah-Gaza .

                      Një thirrje per Linda Rama , bashkshorte e Kryeministrit Edi Rama . 1█ Z. Linda Rama, te lutem lexoji të gjitha komentet , prononcimet e avokatit Ylli Manjani ne gazetën Tema dhe mbasi te formoni bindjen tuaj per avokat Ylli Manjani , sigurisht pozitive ( jam i bindur 100%) , flisni me Edin per prezencën e avokatit Ylli Manjani ne një punë qe lidhet me Drejtsinë SHqiptare .2 █ Në të gjitha familjet e emancipuara , në botën perëndimore , moderne , vendos gruaja dhe STOP ( XX strongest XY ) 3█ Edi é inteligjent , i pashëm, i guximshëm , proaktiv , por ka një difekt , që é sëmundje e te gjithë njerëzvet me nivel të lart koshience ( nuk e ul hundën ) . 4█ Po ju kujtoj qe nje Kryetar Bashkie ne nje nga qytetet më modern perëndimor mori një ish gangster ,te dënuar 6 vjet dhe e vendosi shef policie aktualisht . 5█Shumica e SHqiptarvet duan që të permirsohet imazhi i SHqiperisë. 6█ Jam i sigurtë qe Edi do të konfirmoj sugjerimin tuaj sepse ka shumë " frikë" nga ju ( he loves you ). 7█ SHqiperisë i duhen njerëz guximtar, inteligjent, largpamës, modern. Ti provoje Yllin per 6 muaj, 1,2,3, vjet . Çdo punë ka treguesit e saj dhe av. Ylli Manjani n.q.s. nuk i permbush ne një kohë llogjike këta tregues dëmton imazhin e tij . 8█ Z. Linda jam (16% older than you ). 9█ RRoftë teknologjia - 技術万歳.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje