Emërohet nëndrejtori i ri i Policisë së Tiranës, padia e Hajnajt mban peng garën për departamentet në polici

17 Shkurt 2026, 18:29Kronika TEMA
Emërohet nëndrejtori i ri i Policisë së Tiranës, padia

Pas pezullimit të Erion Ismailit me urdhër të SPAK si nëndrejtor i Policisë së Tiranës, në vend të tij është komanduar kryekomisar Besmir Dervishi. Erion Ismaili u pezullua nga detyra me urdhër të SPAK më 16 dhjetor të vitit të kaluar, pas hetimeve për çështjen AKSHI.

Nëndrejtori i ri i krimeve për Policinë e Tiranës, Besmir Dervishi, më parë ka qenë shef i Komisariatit nr.3, më pas u transferua shef i Komisariatit nr.5, ku qëndroi rreth 1 muaj për të kaluar shef sektori në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Ndryshime të shumta janë bërë 2 muajt e fundit në polici me urdhër të Prodës dhe priten të tjera lëvizje. Por, padia e Aida Hajnajt po mban pezull prej më shumë se tre muajsh garën për drejtorë të departamenteve në Drejtorinë e Përgjithshme në Policinë e Shtetit. 

Gjykata Administrative nuk ka dalë ende me një vendim lidhur me padinë. Të gjitha seancat gjyqësore janë shtyrë, e fundit ishte me datë 10 shkurt. Ish-drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj pretendon të rikthehet në postin e mëparshëm, në Policinë e Shtetit. Hajnaj ka drejtuar BKH-në për 5 vite ndërsa mandati i saj përfundoi më 1 shtator 2025. Para se të emërohej në krye të BKH-së, Aida Hajnaj mbante postin e zv.drejtoreshës së Përgjithshme në Policinë e Shtetit, ndërkohë në këtë departament është hapur gara për plotësimin e vakancës.

Më 7 nëntor 2025 Hajnaj i është drejtuar Gjykatës Administrative me padi. Hajnaj kërkoi pezullim të konkursit deri sa gjykata të shpallë vendimin, i cili nuk është marrë ende. 

2 Komente

  1. s
    sapa

    Eshte e pamundur te gjesh nje drejtues te PAKORRUPTUAR ne shqiperi!

    Përgjigjjuni
    1. Çelo Mezani

      Do te vej prap kjo lopa Hajnaj ne vende drejtuese ne Polici…te qifsha rrop dhe ne BKH me mik te futen se ngele qe tek testi fizik, o baldos 10 shkalle nuk ngjit dot !!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje