Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Tiranë, arrestohen dy të rejat nga Kazakistani dhe ‘tutori’ i tyre

17 Shkurt 2026, 14:50Kronika TEMA
Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Tiranë, arrestohen

Policia e kryeqytetit ka zbuluar një tjetër “fole prostitucioni”, duke vënë në pranga dy vajza të reja nga Kazakistani.

Dy të rejat akuzohen se ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, në rrugën “Çamëria”.


“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar në informacionet e siguruara për një rast prostitucioni, kanë organizuar dhe finalizuar në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacionin policor të koduar ‘Foleja 4’.

Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetaset kazakistaneze K. Zh., 19 vjeçe dhe Zh. Sh., 25 vjeçe, pas nga hetimet rezultoi se ushtronin prostitucion, në një apartament që e kishin marrë me qira, në rrugën ‘Çamëria’.”, bëjnë me dije uniformat blu.

Gjatë këtij operacioni u sekuestrua një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari dhe 2 celularë. Gjithashtu, nisi procedimi penal për një shtetas 33-vjeçar, përfitues nga kjo veprimtari.

3 Komente

  1. B
    Beksi

    Lerini njerezit te qihen rehat. I kane rene me dore gjithe jeten

    Përgjigjjuni
    1. T
      Teksi

      Nuk jane te legalizume dhe shteti nuk mund ti taksoje.

      Përgjigjjuni
    2. P
      Po lini nam

      Po lini nam , po beheni si rregjimi Hoxhes. Vajzat as po vjedhin as po vrasin as po grabisin as po hedhin molotov... Legalizo prostitution bollé me hipokrizi....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje