Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e pagave të gjyqtarëve, pas padisë së këtyre të fundit, duke vendosur që të pranojë pjesërisht kërkesën e gjyqtarëve.
Kërkesa e gjyqtarëve është pranuar, por Kuvendi duhet të gjejë formulën dhe të bëjë ligj të ri.
Gjykata Kushtetuese vendosi për padinë e gjyqtarëve për pagat, siç raporton gazetarja Anila Hoxha gjykata thekson se ligjvënësi ka diskrecion për referencën e pagave megjithatë në ushtrimin e kësaj kompetence duhet të mbajë parasysh përcaktimet e nenit 138 të Kushtetutës.
Gjykata vlerëson se parimet me të cilat duhet të udhëhiqet ligjvënësi, është të ndalojnë uljen edhe pse të fshehur të pagave.
Gjykata Kushtetuese shprehet në vendimin e ndaj se mbrojtja e Kushtetutës nuk lejon rënie të pagës së drejtpërdrejtë apo të fshehur.
Kushtetuesja thotë se formula e kundërshtuar në raport me rritjen ekonomike ka pasjellë ulje të fshehur të pagave.
Në këto kushte Kuvendi duhet të sjellë ndryshime për të përshtatur pagat e gjyqtarëve. Gjykata vlerëson se efektet financiare të ligjit të ri duhet të llogaritet nga 2023.
Gjyqtarët kanë kërkuar shfuqizimin e ndryshimeve ligjore që u bënë për pagën e tyre në vitin 2023 nga qeveria, e cila zbatoi kështu vendimin e një viti më herët të Kushtetutës dhe përcaktoi se rroga e gjyqtarëve do të ishte sa 36% e pagës së Presidentit.
Vendimmarrje e ligjvënësit e cila nuk i ka pëlqyer gjyqtarëve. Sipas tyre kjo llogaritje i ka ulur përfitimet dhe kjo është anti kushtetuese, dhe për këtë kërkojnë një llogaritje tjetër me bazë të Drejtorit të Departamentit të Kryeministrisë.
Për herë të dytë pa kaluar 3 vite gjyqtarët duan një rritje rroge, por që u kundërshtua nga kryeministri Edi Rama.
Edhe ne kete vendim GJYSMA GJEL!
Sot Kryeminnistri Edvin Kristaq Rama u ka premtuar punonjesve te AKSHI-t se se shpejti do t'iu rrise rrogat ..... ?! ------------------ Premtime e rritje rrogash ne stil banditesk, = 'una tantum' ketu ..... , e/o 'una tantum' atje ..... , = sipas ¨momentit¨ e/o ¨hallit¨ qe e ze ..... , = jo ne menyre te strukturar e te harmonizuar per te gjithe organigramen shteterore !
O Edi Rama po ju a rite rogat kētyre wc ve tē padrejtēsis jep dorheqjen se ske mē burēri tē rish kryeministēr. Kto lloi flliqsirash e kan vēndin nē burg jo ngritje roge.
Ja kane pire lengun palloshit te gjate, e rrezuan per lalin, e rrezuan per belen, e rrezuan per rrogat, e rrezuan…e rrezuan…e rrezuan etj
Ne shqiperi eshte krijuar kasta e privilegjuar e gjykates e,prokuroreve,teknikeve...qe ikin vetem kur dalin ne pension...pushteti i ketyre eshte 100 here me i keq se i politikes e cila kalon ne siten e votes cdo 4 vjet..me demek drejtesia eshte kethyer nje nje diktaturen per shumicen e privilegj per pakicen..skam degjuar qe drejtesia te flash per shperblimet e punetoreve,fermereve,mesuesve,mjekeve,inxhiniereve etj etj per shumicen e njerezeve qe prodhojne,mesojne,mjekohen ..Jane kethyer(prokurore,gjykates nje klan qe kerkon te pasurohet ne emer te drejtesise),,Jo vetem turp por dhe rrezik per lirine,paqen sociale,te drejtat e miliona njerezeve...verejni vendimet gjysmake qe marrin..u Kane erresuar syte duan vetem te zhvasin nga djersa mundi e sakrifica e njerezeve..se drejtesi nuk japin...drejtesia ne shqiperi eshte nje zhgarravine...Jane akoma banda e plepave .
Të mos shohim ëndra në diell.Çfarë presim ne se kushtetusja do thot t’ju jepet rroga më e ulët nga ç’e kanë!!!… Kjo mund të ndodhte vetëm kur të kërkohej zvogëlimi i distancës Tokë-Hënë…dhe të realizohej!!!
Une nuk e kuptoj, per te nxjerre parà dhe per te prodhuar eshte qeveria qe del nga vota e popullit apo ca zyrtare qe emron si ata te gjykatave?! E çuditeshme ne Shqiperi çpo ndodh me juristet e fshehur pas emrit dhe sillen si padrona me njerezimin !
Ore milet hapni sytë. Nuk vjen e keqja kurrë nga njerëz që kërkojnë rritje page. Shifni ata që bëjnë sikur punojnë për ideal, se diku tjetër e nxjerrin lekun.
Hahaha, do shqyrtojë apo do gjykojë, muti kakën. O vrases, o e çut këtë vënd dyqind vje mbrapa, e çuat tek vetgjyqësia, tek kanuni, sepse ju rivrisni të vrarët.
Cfare pagash doni o plehra . Ka mbi 8 muaj qe pres shpalljen e vendimit