Një 38-vjeçar nga Shëngjini u shpall në kërkim, pasi mashtroi një person që i kishte humbur babai.
Ai i kërkoi para me pretekstin se dinte vendndodhjen e babait të 46-vjeçarit, i humbur prej dy muajsh.
46-vjeçari G.N., denoncoi rastin në polici.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. M., 38 vjeç, banues në Shëngjin, pasi ka kallëzuar shtetasi G. N., 46 vjeç, se shtetasi E. M. i ka kërkuar para, me pretendimin se kishte dijeni për vendndodhjen e babait të tij të humbur prej dy muajsh", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje