Mashtruan klientët dhe përfituan 17 mijë euro, arrestohet administratori i një agjencie turistike në Tiranë, procedohet gruaja

25 Shtator 2025, 13:33Kronika TEMA
Mashtruan klientët dhe përfituan 17 mijë euro, arrestohet

Administratori i një agjencie turistike në Tiranë ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për mashtrim. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Ardi Gjuzi akuzohet se ka mashtruar disa klientë duke i marrë rreth 17 mijë euro, ndërsa është proceduar e shoqja.

Hetimet lidhur me këta persona kanë nisur prej disa javësh nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve Ekonomike dhe Financave pranë Policisë së Tiranës, pas disa denoncimeve në seri nga disa qytetarë.

Çifti i bashkëshortëve dyshohet t’iu kenë marrë klientëve para për rezervimet e biletave të udhëtimit dhe të akomodimit, por në të vërtetë këto kanë qenë fiktive pasi nuk është kryer asnjë prenotim nga ana e agjencisë.

“Finalizohet pas disa javësh hetime në drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “Rezervimi”.   

Vihet në pranga administratori i një agjencie turistike dhe procedohet penalisht punonjësja e agjencisë (bashkëshortja e tij), pasi dyshohet se duke mashtruar klientët e agjencisë, kanë përfituar rreth 17 000 euro.     

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, pas administrimit të kallëzimeve të disa qytetarëve, për mashtrim nga një agjenci udhëtimi, kanë kryer disa javë hetime në drejtimin e Prokurorisë dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Rezervimi”.      

Si rezultat i operacionit:

-u ndalua shtetasi A. Gj., 63 vjeç, administrator i agjencisë turistike;  

-nisi procedimi penal për shtetasen E. Gj., 51 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit A. Gj.), punonjëse e agjencisë.      

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë përfituar rreth 17 000 euro, duke mashtruar klientët e agjencisë, të cilëve iu kanë marrë shuma parash për rezervimin e biletave të udhëtimit dhe të akomodimit, por nuk i kanë bërë rezervimet. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Fshehja e të ardhurave”, thuhet në njoftimin e policisë.

2 Komente

  1. V
    Vili

    A ka emer kjo agjensi. Perse nuk njoftohet.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Klienti

      Përse nuk jepet emri i agjencis? Çështë ky njoftim idiot, apo emri i peraonit thot më shumë? Mos denonconi gjëraa që nuk i keni të vërtetuara, se neser burri botës del pa faj dhe ju ju mbetet o ta përgënjeshtroni o ju mbetet turpi.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje