Masakroi me thikë 51-vjeçarin në Durrës, zbardhet dëshmia e autorit të dyshuar: Tentoi të më përdhunonte

25 Shtator 2025, 12:32Kronika TEMA
Masakroi me thikë 51-vjeçarin në Durrës, zbardhet

Personi që shihni në foto është Teilor Tivari, autori i dyshuar për vrasjen e 51-vjeçarit Valdon Beqiraj mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.12 të Durrësit.

Tivari është shoqëruar në polici, ku ka rrëfyer versionin e tij të ngjarjes, duke pretenduar se me viktimën ishin miq dhe se ky i fundit e kishte ftuar në banesën e tij.

Por, theksoi Teilor Tivari viktima kishte tentuar të abuzonte seksualisht me të.

"Me 51-vjecarin njiheshim, ishim miq. Më thirri në banesën e tij dhe shkova për të pirë një gotë birrë. Pas bisedës 51-vjeçari tentoi të në përdhunonte. Tentova të mbrohesha, ai ishte më i fuqishëm se unë, i shpëtova, mora thikën e bukës dhe e qëllova.

U përleshëm me njëri-tjetrin sepse nuk më lejonte të largohesha. Jam larguar i tronditur nga vendi i ngjarjes, nuk e mendoja se ai do të vdiste", ka thënë ai.

 

 

1 Komente

  1. B
    Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

    Ti kontrollohet verra...mund edhe te genjej, Beqiri ishte xhanon burre..... gezuar ramazonin!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje