Një 51-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Kamëz. Arrestimi i ti ka ardhur pasi iu gjet e fshehur në banesë një armë zjarri.
Kontrolli është kryer në banesën e të arrestuarit në rrugën “Besim Cera” ku u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Sipas policisë ai i posedonte pa leje.
“Kamëz/Finalizohet brenda 24 orësh, një tjetër operacion kundër armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Arrestohet në flagrancë 51-vjeçari i cili i kishte të fshehur në banesën e tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Tracking”. Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. P., 51 vjeç, banues në Kamëz.
Nga kontrolli në banesën e tij, në rrugën “Besim Cera” shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, që posedoheshin pa leje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Lini një Përgjigje