I shpëtoi mrekullisht aksidentit ku vdiqën dy motrat në Sarandë, si është gjendja shëndetësore e 24-vjeçares

25 Gusht 2025, 10:24Kronika TEMA
I shpëtoi mrekullisht aksidentit ku vdiqën dy motrat në

Antonela Zhupa, 24-vjeçarja që mbeti e plagosur nga aksidenti tragjik një natë më parë në Sarandë, ndodhet në spitalin e Traumë nën monitorim të vazhdueshëm nga bluzat e bardha.

Zhupa, sipas informacioneve nga spitali, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti tragjik ndodhi një natë më parë, ku humbën jetën dy motrat Ela dhe Rozina Dhimaku, 22 vjeçe dhe 20 vjeçe.

Automjeti me të cilën udhëtonin të rejat është përplasur me një tjetër mjet Audi, që drejtohej nga 23-vjeçari Kevi Norra, i cili u arrestua nga policia.

I riu mësohet se ka tentuar të parakalojë me shpejtësi një mjet, duke kaluar në korsinë ku po udhëtonin dy vajzat. Në atë moment, për shkak të parakalimit të gabuar, dy mjetet janë përplasur kokë më kokë dhe vajzat humbën jetën.

Përplasja ka qenë shumë e fortë saqë makinat janë bërë copash dhe njëra prej tyre është përmbysur në mes të rrugës.

2 Komente

  1. X
    Xyz

    Po mor, truthari do të parakalojë që të dali i pari, sikur rrugët janë pistë garash … burg të përjetshëm … dhe varje po të jetë e mundur … dhe kush kapet i pirë nl timon edhe pse nuk ka bërë aksident të mos lejohet në timon për një kohë shumë të gjatë ..… 10 vjet ..

    Përgjigjjuni
    1. D
      Duhet te rikthehet Ligji me vdekje.

      Humor i hidhur . Falje. Profi i...m....mjaltit Pilinci e ka ne program kete !?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje