Mbi 10 milionë euro, lihet në fuqi vendimi për sekuestron e pasurive të Ervis Martinajt

30 Qershor 2023, 15:43Kronika TEMA

Mbi 10 milionë euro, lihet në fuqi vendimi për sekuestron e

Lihet në fuqi vendimi për sekuestron e pronave të Ervis Martinaj dhe familjarëve të tij.

Gjykata e lartë nuk pranoi rekursin e paraqitur përmes avokatit të Martinajt dhe familjarët e tij.

Konkretisht i janë sekuestruar prona, sipërfaqe trualli, llogari bankare, automjete, aksione kompanish etj., me vlerë mbi 10 milionë euro.

Pronat u sekuestruan me kërkesë të SPAK dhe miratim të GJKKO dhe Apelit të Posaçëm. Sipas Gjykatës, ka dyshime të arsyeshme se këto pasuri janë vendosur nga veprimtari e jashtëligjshme e kryer nga Martinaj, i cili rezulton i zhdukur prej disa muajsh. 

 

 

1 Komente

  1. P
    Pilo Lala

    Ne kufirin Mal i Zi-Kosove fshihet. Edhe vrasjen e asaj gruas per Muratajn, ai e organizoi. Nuk ka ku shkon, do dorezohet vete.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje