Sokol Çomo zgjidhet kryetari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

30 Qershor 2023, 13:49Kronika TEMA

Sokol Çomo zgjidhet kryetari i Kolegjit të Posaçëm

Zgjidhet me votë unanime kryetari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Sokol Çomo do të ushtrojë këtë funksion për një mandat 3-vjeçar.


Seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit u zhvilluar sot në KPA, teksa Çomo fillon detyrën nga data 27 korrik.


Ai rezultoi i zgjedhur në mënyrë unanime pas votimit të fshehtë që u zhvillua në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve nr. 60, datë 30.06.2023.

Z.Sokol Çomo do të fillojë ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, më datë 27.07.2023, kur mbaron mandatin kryetarja në detyrë, znj. Albana Shtylla.

1 Komente

  1. S
    S.B

    eshte nga te paktet (per te mos thene i vetmi) qe ka integritet te lart moral dhe profesional.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje