Shkarkimi i Veliajt, kryetarja e Këshillit: E transformoi Tiranën, por duhet zgjidhur ngërçi

23 Shtator 2025, 16:45Kronika TEMA
Shkarkimi i Veliajt, kryetarja e Këshillit: E transformoi Tiranën, por

Ka nisur prej orës 16:00 mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku pritet të kërkohet shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj.

Mbledhja u hap nga kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino, e cila tha se vendimi që do të merret sot është imponuar nga nevoja urgjente e Tiranës për të pasur një drejtues në krye të punëve të kryeqytetit.

Gjatë fjalës hapëse, ajo gjithashtu vlerësoi punën e Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës, duke theksuar se ai e ka transformuar kryeqytetin.

“Kujtojmë të gjithë se ishte tetori i vitit 2015 kur Erion Veliaj nisi transformimin e Tiranës pas agonisë së kryebashkiut të mëparshëm. Ishim dëshmitarë të transformimit. Nuk është rastësore që qytetarët e Tiranës i kanë rinovuar besimin tre herë.

Sot është dita të marrim një vendim për qytetarët e Tiranës. Dua të nënvizoj me forcë që ky hap po imponohet nga nevoja urgjente për të ecur para.

Sot ne po kryejmë detyrimin politik dhe moral për të zgjidhur ngërçin politik të Tiranës. Ne sot kemi vetëm një pikë në rendin e ditës, projekt-vendimin për shkarkimin kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj”, u shpreh mes të tjerash Fino.

3 Komente

  1. P
    Populli

    Kryetari shkarkohet dhe nuk eshte present.Pse kemi votuar ne le te emrohen e shkarkohet pse te bejne zgjedhje

    Përgjigjjuni
    1. P
      PS

      Po ik o bibe. Maskarenj mosmirenjohes dhe apolitik. Frike nga konkurenca. Kete ka deliranti ne krye te Partise. Turp.

      Përgjigjjuni
      1. E
        E VERTETA

        Kjo eshte hipokrizia e nje grupi halabakesh qe flasin mire per te ndjerin pas vdekjes.Aty ne salle ka shume bastarde qe e votuan vazhdimisht qe ai te "transformoje" Tirane , nga qytet per te gjithe ,ne nje qytet per nje grusht njerezish qe pasurohen cdo dite e me shume.Pse nuk flet kjo idjotja se sa jane rritur taksat ne Tirane , per biznese dhe familjare 15 vitet e fundit? Pse nuk flet kjo biba qe ,nga parkim falas ne rruget e Tiranes tani paguhet shtrenjte dhe nuk dihet ku perfundojne ato para? Pse nuk na thote kjo injorante se deri kur Tiranasit do paguajne per Taksen e infrastrukture arsimore , kane apo nuk kane femije per te shkolluar ? Boll me idiotsira se e rropet kete popull.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje