VIDEO / Rama ndan pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë l

23 Shtator 2025, 12:47Kronika TEMA
VIDEO / Rama ndan pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në vendin tonë.

Në pamjet e publikuara nga Rama, shihet largimi vullnetarisht i strukturave metalike dhe ato prej druri në Tiranë.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, ka filluar që nga korriku i këtij viti. Ky aksion është shtrirë në gjithë vendin. Strukturat metalike, xhami apo prej druri, janë larguar nga hapësirat publike.

5 Komente

  1. E
    Eri

    I kane q. motren ne cdo lagje, lokali brenda 30m2, hapesira e zene jashte 150m2.

    Përgjigjjuni
    1. X
      XXX

      Ne fresk ke me fantastiken e ketyre rasteve. Restorant Alna, mqse pati sukses ne biznes, hapi e dhe bar Alna. Po mqse nuk kishte hapsire, ka zene gjysmen e rruges qe e ndan nga pasticeri Melisa. Lokal ne rruge, kulmi i kreativitetit. Kuptohet para zgjedhjeve mori bekimin nga deputeti Qefalia.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Munika

        Futja pordhes. Ky aksion sikur u be per ti zgjeruar hapesirat e zaptuara. Bloqet e reja e kane kaluar limitin, cka shpjegohet vetem me mbrojtjen qe sigurojne nga bashkite

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qytetari

          Strukturat metalike po largohen, por ato struktura u ngritën mbi bazament betoni te ngritur po nga keto bisnese, pra hapesirat, tani të liruara nga strukturat prej metali apo prej druri, kanë ngelur bazamente betoni ku pihet kafeja e shoqëruar me ajrin e pastër të krijuar në rrugë nga trafiku.............Hapësirë publike është edhe zenia e trotuareve ne rruget kryesore nga ballkonet në katet perdhe, të cilat nuk kanë ekzistuar ne pallatet e para viteve 90-të............Sa kollaj ginden ? ........Shif planimetrite e momentit te privatizimit të apartamenteve në katet përdhe të këtyre pallateve ose shif plashetat në Arkivin e Nderimit ose edhe të dixhitalizuara nga Asig.

          Përgjigjjuni
          1. x
            xixëllonja

            Z.Kryeministër,për të tillë kategori në vidio,jam dakort por besoj dhe komuniteti është 100% dakort,,por të prishësh tendat,çadrat,apo të heqësh vazot me lule,të cilat i kanë dhënë hijeshi,dritë dhe kthyer në vend relaksi disa ambiente të biznesit të vogël për qytetarët rreth e rrotull ,të cilët e kanë një mundësi ku të takohen me miqtë e të pinë një kafe në mënyrë komode,aq më tepër që ato aty ku nuk bllokohej trotuari po flasim,kishin 'tushuar' në një far mënyre pamjet groteske që qëndrojnë sipër kokës,ku tani që nuk janë më ,kannë nxjerr zbuluar gjithë 'pislliqet',sepse tek e fundit 'hapësirat publike' ku shkel qytetari nuk u liruan,por u liruan hapësirat 'ajrore' dhe tani je në qiell të hapur ,ku je në dor të shiut dhe Diellit. Përfytyroje të shkosh në Romë psh,Milano,Napoli,Firence,apo në gjithë Italinë si turist dhe gjith hapsirat publike (trotuaret) 'ti ktheheshin' qytetarit,pra të ishin krejtësisht të lira..!? Nuk do kishte këmbë turisti në rrugë,se turistët duan të kalojnë mes karrikeve të gjejnë një tavolinë bosh në restorantin apo barin që duan ,se ai j'u ofron mundlsinë të hanë e të relaksohen në mënyrë komode,pikërisht në atë trotuarin që po kërkojmë 'ti qajmë hallin 'se është zënë. Mora Italinë si shembull,po shko në Francë,Hollandë e kudo në Europë dhe Amerikë ,trotuaret janë të zëna nga tavolinat e bareve dhe restoranteve(flas për qëndrat,apo vendet më të frekuentuara nga turistët,qofshin këto edhe vendas). Po,duhet të paguajnë për këtë,se në botë ajo tavolina që bllokon 'haplsirën publike' ,ka tjetër tarifë.Po kush e thotë që këtu skanë paguar ..!? Këtu paguhet dhe me parapagim dhe s'të fal kush.( flas për biznesin e vogël e familjar,pa për të fuqishmit ,dmth biznesin e madh apo 'vip',nuk e di,nuk mund të flas se skam akces dhe unë s'merrem me llafe pazari).. Më vjen keq z.Rama,një çun tirane dhe që e njeh mirë Parisin dhe botën,të prish tendat se janë zënë trotuaret..!!! Më ka bërë përshtypje po themi të gjitha kafenetë e investuar bukur e me stil nga 'Mulliri i vjetër',të zbuluara e të shëmtuara tani që ka hequr tendat ,çadrat dhe vazot e luleve. Një moment kalova tek "21-shi' dhe doja të shplodhesha dhe të merrja një kafe,por aty ku më parë ishin çadrat,tavolinat ishin në diell dhe s'kishte njeri,ndërsa brënda skishte vend. Eh thashë,ky është një efekt negativ dhe këtë impakt tani e jep edhe te ai turisti që vjen për herë të parë,se ai s'di gjë çka ndodhur dhe mund të thotë,-' i rroftë që ka bërë këtë investim të bukur ,kur për ca çadra jashtë që si ka vënë ,e ka dhje*ë fare...!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje