“Më jep 800 euro ose…” - Kanosi të riun, shpallet në kërkim 32-vjeçari nga Pogradeci

28 Shtator 2025, 16:05Kronika TEMA
“Më jep 800 euro ose…” - Kanosi të riun, shpallet

Një 32-vjeçar nga Pogradeci është shpallur në kërkim nga policia, pasi ka kanosur një 18-vjeçar për t’i paguar një shumë prej 800 eurosh.

Sipas raportimeve ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit M. B 27 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur A. Sh 32 vjeç, të dy banues në Pogradec.

Hetimet kanë nisur pas kallëzimit të të riut i cili është shprehur se se 32-vjeçari e kishte telefonuar dhe kërcënuar, duke i kërkuar që t’i jepte shumën e parave për t’ia dorëzuar shtetasit M. B.

Policia po vijon punën për arrestimin e shtetasit A.SH, materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje