“Vrasje aksidentale apo ekzekutim i mirëorganizuar” - Vrasja e biznesmenit Edoardo Sarchi në Tepelenë, jehonë në mediat italiane

28 Shtator 2025, 15:02Kronika TEMA
“Vrasje aksidentale apo ekzekutim i mirëorganizuar” - Vrasja e

Vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në fshatin Salari të Tepelenës ka bërë jehonë edhe në mediat italiane.

Teksa trajton ngjarjen, Tgcom24 bën të ditur se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Itali është në kontakt të vazhdueshëm me Konsullatën e Përgjithshme Italiane në Vlorë, me Ambasadën Italiane në Tiranë, si dhe me familjen e 44-vjeçarit Edoardo Sarchi, duke ndjekur rastin me vëmendje të madhe, për të përcaktuar detajet e ngjarjes dhe për të ofruar të gjithë ndihmën e mundshme konsullore.

"Vrasje aksidentale apo ekzekutim i mirorganizuar" - Corriere della Sera shkruan se vdekja e biznesmenit italian mbetet e mbuluar nga një hije misteri.

Duke renditur kontributet e familjes Sarchi në politikë dhe biznes, si dhe bashkëpunimet e hershme me sipërmarrësit shqiptarë, kjo media ndan edhe dëshmi të të afërmve të 44-vjeçarit. Për Corriere della Sera kushëriri i biznesmenit 44-vjeçar, Riccardo Barbieri është shprehur se ka mbetur i shokuar nga ngjarja, ndërsa për herë të fundit thotë se është takuar me Sarchin në ceremoninë mortore të babait të tij.

Në shkrimin e publikuar për këtë ngjarje, Rai News bën të ditur se 44-vjeçari Sarchi jetonte dhe punonte në Shqipëri prej afro 20 vitesh, së bashku me familjen, ndërsa shton se në Tepelenë biznesmeni italian kishte shkuar me ortakun e tij, i cili pas ngjarjes njoftoi policinë.

Ngjarja është trajtuar edhe nga e përditshmja La Republica, e cila shkruan se 44-vjeçari kishte shkuar në Salari të Tepelenës për gjueti së bashku me ortakun Eqerem Braçi, i cili u shoqërua nga policia bashkë me 2 djemtë e ti, pasi pak orë përpara ngjarjes kishte darkuar në banesën e tyre.

 

4 Komente

  1. R
    Real

    Te gjitha faktet cojne ne: Ekzekutim i mire organizuar nga kriminelet e ripjelljes.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bato

      Te jete valle ashtu sic trapajanet e shpelles sheqerosur vrane ata qe sypeshkaqeni do i merrte paketimin e fishekeve kineze!?

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bato

        Te jete valle ashtu sic trapajanet e shpelles sheqerosur vrane ata qe sypeshkaqeni do i merrte paketimin e fishekeve kineze!?

        Përgjigjjuni
      2. P
        Petriti

        Investor strategje- IK

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje