Më në fund morëm dosjen, Kryemadhi del nga GJKKO: Big Brother në versionin e SPAK-ut, 40 faqe me...

5 Shkurt 2026, 15:45Kronika TEMA
Më në fund morëm dosjen, Kryemadhi del nga GJKKO:  Big Brother

Ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas daljes nga seanca paraprake në çështjen penale ndaj saj dhe ish-Presidentit Ilir Meta.

Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi u shpreh se prokurori ka përfunduar leximin e relacionit, të cilin ajo e cilësoi si një përsëritje të vazhdueshme të të njëjtave elemente, me synimin për të rritur artificialisht volumin e materialeve.

“Big Brother në versionin e SPAK-ut. Prokurori mbaroi relacionin dhe, për të thënë të drejtën, ishte përsëritje e të njëjtave gjëra disa herë, vetëm për të shtuar numrin e faqeve,” deklaroi Kryemadhi.

Ajo bëri të ditur se vetëm në përfundim të seancës iu dorëzua lista e provave, e cila, sipas saj, përbëhet nga mbi 40 faqe me materiale që ajo nuk i konsideron prova ligjore.

“Në fund na u dorëzua lista e provave, rreth 40 e ca faqe, ku ka intervista, shkrime e gazeta. Për herë të parë, edhe në kohën e diktaturës këto nuk quheshin prova, por thirrej intervistuesi dhe merrej dëshmia në formën e provës,” tha Kryemadhi.

2 Komente

  1. G
    Gjoka

    O nuk e ka me ty SPAK jo, e ka me qeverinë se ju nxorri vetingu jashtë. SPAK po bën atë që se bëri dot berisha gjith këtë kohë në opozitë, që të rikthejë berishln në pushtet, sepse të vrarin këta e rivritshin për së dyti, ku bashkëpunonin, instituti mjeksis ligjore gjykata apelit gjykata lart. Këta hetojnë për krime njerzore kur vetë, kan kryer krime njerezore. Kthejuni nl retrospektivë të kohës, tl shikoni se çfar bëhej me diagnozat tek instituti i mjeksis ligjore, do të kuptoni mafian vrastare që pasuroheshin me fatkeqësitë e tjetrit. Zoti nuk jua fal, do të jua japë tek fëmijët e tyre aty ku ju dham ma shumë. Sistemi drejtesisë i tani, tu fillue tek prokurort, e tek gjykatsit, janë kolaps tash sa vite, pranajna kërkojnë presione qeveris, në kurriz të taksapagueseve. Kjo asht marre me vu durt nkokë. Manej thone, si e vrau prokurorin filani, po pa me ba, ty me tvra, e ti mos me vra. Po nji ata jan prokuror e gjykats, po nji ata si kan ba krime me venimet e tyne.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hane shano hajde bagdad, sa larg jane ...

      GjKKO eshte mjaft larg, per keq nga niveli, krahasuar me Big Brother! GjKKO eshte gjykate fashiste. Ndersa Big Brother jane pjese e popullit, ne qejf te vet.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje