VËZHGIMI I TEMA-s: Si u përfshi Agim Ismaili në grup të strukturuar kriminal nga vesi i dikujt që hakeronte kompjutera

5 Shkurt 2026, 13:30Kronika TEMA
VËZHGIMI I TEMA-s: Si u përfshi Agim Ismaili në grup të

Ka nisur ditën e sotme në GJKKO gjyqi ndaj ish-drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili. Pavarësisht se ishte senanca e parë, gjyqi u shty.

E gjithë kjo dosje e ka zanafillën në marsin e vitit të kaluar, kur në SPAK konstatohet një ndërhyrje e paligjshme në komunikime elektronike dhe në materiale hetimore që nuk duhej të dilnin jashtë institucionit, duke nisur një hetim si rezultat edhe të një një spiunimi të një gazetari të keqpërdorur në media, të cilit i kishin rënë në duar pikërisht këto informacione nga hakeruesi, me të cilin gazetari kishte një njohje të hershme.

Është pikërisht kjo pikënisja e hetimit që përfshin edhe emrin e Ismailit në mënyrë të ‘sforcuar’, duke qenë se nga komunikimet në WhatsApp ai interesohet për përmbajtjen e materialeve, duke u njohur dhe duke rënë në kontakt me to.

Pra, siç del nga aktet procedurale dhe nga vetë kronologjia e ngjarjeve, përfshirja e ish-drejtorit të burgjeve lidhet me interesimin e tij për informacionet që po qarkullonin të hakeruara nga një i afërm i tij dhe me faktin se ai është njohur me materiale të siguruara në mënyrë të paligjshme.

Pra, kaq ka mjaftuar për Prokurorinë e Posaçme që vesin e një njeriu për të hakeruar sisteme kompjuterike dhe interesimin e një tjetrin për ato se ç’thuhet në dosjet e SPAK, ta shndërrojë në organizatë të strukturuar kriminale.

Siç del edhe nga kronologjia e ngjarjeve, përfshirja e Ismailit vjen pas faktit, në një fazë ku informacioni tashmë qarkullonte dhe ishte bërë objekt konsumimi mediatik, ndërkohë që roli i tij është thellësisht pasiv, mirëpo prania e ish-kreut të burgjeve në dosje duket se plotëson për SPAK pazëllin e një nevojë formale për ta paraqitur çështjen si veprimtari grupi dhe si abuzim individual, duke rënduar kështu gjendjen penale të të akuzuarve.  

Është e qartë se pa të dosja do të kishte konturet e një keqpërdorimi informacioni nga individë të fantaksur rreth hakerimit, që nuk janë të paktë sot në botën teknologjike, ndërkohë që me të ajo merr përmasën e një strukture kriminale të organizuar, duke shtuar kështu bilancet pozitive statistikore të Prokurorisë së Posaçme./TemA

12 Komente

  1. e
    emri

    ves te hakerosh kompiutera? ja ke fut kot mer lal.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlora 97

      Nuk wshte kwshtu Po genjeni me dashje Turp

      Përgjigjjuni
      1. i
        iliri

        A ka ndonje hetim qe te saktesoi qe SPAK i ruante duke zbatuar te gjitha procedurat keto materiale? mendoj qe dikush ne spak e ka favorizuar kete rjedhje duke krijuar lehtesi per hakerimin. Dhe nese eshte ber pa dashje shkelia e procedurave te ruajtjes se te dhenave, dikush ne SPAK duhet te mbaj pergjegjesi sipas ligjit per mosruajtjen sic duhet te tyre!

        Përgjigjjuni
        1. R
          Republika

          Rrnofte Republika e Prokuroreve...mos e paçin te gjate ishallah.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Predatori

            Mos i beso shumë shkrimeve te Ymerit se është i paguar. Ymeri harron të thotë se ky Ismaili nuk është një njeri dosido, por ka qenë një funksionar shumë i lartë i shtetit me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Përgjithëshme të Burgjeve. Çfarë pune ka ai që kërkon të njihet me dosje hetimore??

            Përgjigjjuni
          2. K
            Komunisti

            Shteti në çdo kohë mund të hedhë në kurth shtetasit e vet. Turp. Per 50 milion € akuzohen për shkelje barazie në tendera…! Shteti i Turpit!

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pak nga të gjitha.

              Duke e gjykuar si grup SPAK në një farë mënyre do të rrisë vlerën e hakërimit dhe të zbehë përgjegjsinë e prokurorëve që iu është thyer fjalë kalimi i email të tyre që sigurisht ka qenë injë niveli të ulët sigurie si psh Spak me 4 numra pas. Spak nuk ka vullnetin ti kritikojë publikisht prokurorët dhe punonjsin që merret me serverin e prokurorisë. Me një fjalë në thuajse në çdo hetim prokurorët e Spak nuk lejnë rast pa shpalosur profesionalizmin e tyre të mangët e pa dinjitet.Kush e di si janë prokuroritë e tjera profesionalisht.Mjerë ata që kanë punë me kte drejtsi ku përfshij dhe gjygjtarët dhe avokatët

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sass

                Ja pra drejtesia e re futet ne grup kriminal ky dhe lene Berishen qe i ka sjelle dhimbje me shume se as kush tjeter ketij populli, kuptojeni se nga kush drejtohet SKAPI DRIDHE NON GRATA SE BOLET DO TI RRUAJ DUMANI

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shpresa eshte se do te Arestohet..

                  Sass ke te drejte... por une kam une kam akoma shprese dhe besim qe shpirti penecilines do ti dali ne Burg ..... se jane derdhur dje po derdhen miliona ne USA dhe en vendet e tjera nga banditet ish te djeshem dhe te sotem Politikane te PD qe po paguajne per Fotot qe bejne me Zyrtare te larte ne USA dhe ne Evrope...Ai 6 milionoshi qe i pagoi atij bargederit ne USA eshte vetem nje dhurate, ne krahasim me Milionat e tjera te paguara... Nuk ja fale USA as Evropa per krimet qe ka bere... nese nuk Arestohet, shqiperia nuk ngren me koke ....por do vazhdoje gjithmone e paprekr nga Drejtesia per kriminelet ish te djeshem dhe te sotem Politikane...popull vertete eshte dhe do te mbetet " sherbetore" se kjo eshte Politika kudo per popujt... por te pakten en vendet Demokratike, Popullin e tyre nuk e lene ne meshire te Zotit dhe rrugeve...

                  Përgjigjjuni
                2. V
                  VOLLODJA

                  AI QE I VODHI KA FAJ PO AI QE I RUAN NUK KA FAJ ¿?????????

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    TARRAS LALA

                    SPAKU organizatē kriminale nē shērbim tē Argita hunderes sē Sali hajdut, kriminel Bajga. E mjera Shqipēri si ka pērfunduar.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje