Ish-zyrtari i lartë i drejtësisë, Artan Gjermeni, në RTSH komentoi se përplasja e fundit mes Qeverisë dhe Gjyqësorit për pagat dhe kompetencat nuk është një “rrufe në qiell të hapur”, por vazhdimësia e një historie 35-vjeçare presioni politik.
Sipas Gjermenit, politika shqiptare ka ushtruar vazhdimisht “dhunë” mbi sistemin, që sipas tij lidhet me spastrimet masive dhe shkarkimet arbitrare të gjyqtarëve të papëlqyeshëm.
Në analizën e tij, avokati bëri një ndarje mes periudhës komuniste dhe pas shembjes së saj.
“Para vitit ‘90 s’kishte nevojë për dhunë sepse magjistratët ishin pjesë e sistemit, bindeshin. Pas vitit ’90 filloi dhuna,” tha ai. Gjermeni evidentoi dy momente kyçe të spastrimeve massive atë të vitit 1992 ku u hoqën masivisht rreth 100 gjyqtarë e prokurorë me justifikimin se ishin “komunistë”, pa bërë dallime profesionale dhe e vitit 1998, ku u organizua një provim kualifikimi, i cili sipas Gjermenit, kishte si qëllim të vetëm largimin e të padëshiruarve.
“U hoqën 200-300 veta nga sistemi në ‘92, po aq edhe në ‘98,” theksoi ai.
Në retrospektivën e tij, Gjermeni bëri një deklaratë duke veçuar vetëm një kryeministër nga përplasjet qeveri- drejtësi.
“Vetëm ish-kryeministri Fatos Nano nuk është marrë me “dhunë” ndaj drejtësisë. Atij nuk i ka interesuar fare sistemi. Nuk ka asnjë që të thotë se këtë gjyqtar e vuri Nano,” deklaroi avokati.
Dhuna, sipas tij, u rikthye edhe me rotacionin politik të vitit 2005. Gjermeni solli një shembull të këtij realiteti: “Kemi rastin e një gjyqtari, të cilin e dhunuan psikologjikisht për ta larguar nga puna nga forca politike që ishte në qeveri, por që sot e njëjta forcë e ka bërë deputet.”
gjermeni gjakdhjeri mongol arrixhinji servi afrikani nr 1 i drejtesise shqiptare. sa vrases ke leshuar per leke more gjakdhjer?
Nano ishte 'nona' e korrupsionit. Juve as qe i keni rene ne sy fare.
E sakte... dhe me ne fund e respetuan me muizken e Billdesave ! Hajduti krimineli qe jetoi ne Austri si Lord...
Bobooooo....ke keni thirrur.....turp
Prokuroret dhe gjyqtaret ne shqiperi jane hajdutet me te medhenj , mire qe e grine popullin nga leket qe per nje gjyq te thjesht mernin 500 Euro dhe jepnin vendime qe shkateruan pronen private , me vendim gjyqi privatizuan gjithçka ne Shqiperi .Si spjegohet qe te gjithe gjyqtaret dhe prokuroret jane me vila dhe me shuma parash ne bankat jashte vendit ? Perse nuk ben nje kontroll Ministria e Drejtesise per pasurit e tyre ? Se saliu I di marifetet e ture dhe ju ka pregatitur dosjet ketyre hajduteve per kete arsye e kane frik saliun dhe e lene te lire qe qelb me intervistat qe jep .