“Më verbove”- Zbardhet dinamika e vrasjes së biznesmenit italian, si u vra Edoardo Sarchi pas sherrit në rrugë për dritat e gjata? Detaje nga ngjarja dhe zhdukja e autorit

29 Shtator 2025, 20:19Kronika TEMA
“Më verbove”- Zbardhet dinamika e vrasjes së biznesmenit

Është zbardhur dinamika e vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi, në fshatin Salari të Tepelenës, mbrëmjen e së premtes.

Sipas News24, nga hetimet ka rezultuar se Gazmend Braçi kishte marrë makinën e një çobani në zonë dhe kishte dalë për gjueti bashkë me tre shokë.

Ndërsa, autori i dyshuar Kamber Sulçaj, që kishte një fermë mes fshatrave Nivicë-Bolen po udhëtonte me makinën e tij, kur u shkëmbye me Bracin dhe kanë debatuar ashpër për dritat e gjata.

“Më verbove, më hodhe në kanal”, mësohet se ka thënë Sulçaj, ndërsa më pas edhe i ka fyer.

Ai e ka ndjekur Bracin dhe miqtë e tij nga pas dhe i ka parakaluar. Afër fshatit Salari, në vendin e quajtur Qafa e Dilanit, makina që drejtonte Gazmend Braci ka pësuar defekt dhe ai bashkë me shokët ka mbetur në mes të rrugës.

Braçi ka telefonuar babain e tij Eqeremin dhe i ka kërkuar që të shkonte t’i merrte. Eqerem Braçi sipas hetuesve është nisur me makinën e tij, ndërsa biznesmeni Italian Sarchi është nisur me automjetin e tij.

Kur ata janë afruar tek makina që kishte defekt, në drejtim të tyre është qëlluar me armë.  Nga plumbat janë dëmtuar gomat e makinës, ndërsa italiani ka marrë vetëm një plumb.

Në vazhdim për më shumë se 15 minuta, Sulcaj ka qëlluar me armë në drejtim të tyre, duke mos iu dhënë asnjë mundësi të lëviznin. Më pas Sulcaj është larguar me makinën e tij dhe një zonë të thellë malore mes fshatrave Nivicë dhe Bolenë, ka fshehur automjetin dhe rrobat që dyshohet se janë përdorur gjatë krimit.

Pranë tyre, në shkurre, u zbulua edhe një çantë me mjete të dyshimta, përfshirë dylbi me rreze infra, dylbi termike, mbajtëse arme dhe një elektrik dore.

Ndërsa në banesën e Kamber Sulçaj në Mesaplik, u gjetën dhe sekuestruan 2.5 milion lekë dy kasaforta të mbyllura dhe armë gjahu.  Sulcaj është shpallur në kërkim si autor i dyshuar i  vrasjes së biznesmenit, ndërsa vion aksioni për kapjen e tij.

9 Komente

  1. V
    Vajzat me kordele te kuqe

    Italia ka vendosur qē mē 17 Tetor nē orēn 17, terroristēt e UÇK-s tē bllokojn sheshin " Skēnderbej" nē Tiranē.Ky shtet fashist pasi therri tre fēmijē nga Kukēsi, pasi Françesko Bechetti nxiu imazhin e Shqipēris nē gjykata botērore, pasi Italia pērdor shtetasit tanē nē vēndin e tyre si skllevēr, dhe pas njē lufte ideologjike 35 vjeçare pēr njohjen e pensioneve, pasi pērdor territorin bregdetar pēr kampe afrikanēsh dhe bllokon pallatet me pensionist pedofil sot nxit njē luftē Sērbi-Shqipēri nēpērmjet gazetēs la republica

    Përgjigjjuni
    1. I
      Italiano

      Ma andate a fare in culo!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kur nuk ke çfare të flasesh mos fol fare

        Moj ti vajza me kordele te kuqe. Gjynah, goxha vajzë, paske marrë fund. Populli thotë nje gjë te mençur. Truri i njeriut është i madh kur e sheh keshtu. Por shumica e trurit është kot. Duhet per te ngrene, per te shkuar ne hale, per te ecur, per te gjetur gjumë. Ndersa ajo pjesa per te menduar është e vogël, thotë populli, sa nje kokerr gruri. E pra, ti, ate trurin e madh, e ke. Ti shkon ne hale, nuk e bën ne krevat. Edhe per te ngrene, ha, si budallenjte, Por keshtu per te menduar, ëhë, te paska humbur ajo kokrra e grurit. Shiko gjeje shpejt se u bere gazi i botës.

        Përgjigjjuni
      2. V
        Vajzat me kordele te kuqe

        Jame 100% kurve serbo-greke. Dhe Mero Baze me lejon te perhap urrejtje ketu tek gazeta e tij.

        Përgjigjjuni
      3. L
        Lani

        Titull i bukur do ishte: ç’ke që shikon?”

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkërdheni

          Po e ka kuptuar njeri dinamikën e ngjarjes, ma shpjegoni ju, se ky gazetari, harroje!

          Përgjigjjuni
          1. P
            Per korrektese

            Ha ha ha ha ha. Kjo ishte dinamika e gazetarit, jo e ngjarjes. Ohuuu, gazetari ka ngaterruar gjithë ngjarjen dhe ka futur emra te rinj sipas qejfit te tij.

            Përgjigjjuni
          2. x
            xhambazi

            Cfare jane keto budallalleqe ,policia nuk tregon te verteten , per drita ? dhe me arme ne makine ?Njerzit duan te mesojne shkakun e vertete ,dhe jo budallalleqet e policise

            Përgjigjjuni
            1. C
              Cudia

              Dmth ai vrasësi paskësh qenë duke pritur italianin dhe jo Braçin që i verboi sytë, pasi aty e kishte.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje