Policia zbardh vrasjen e biznesmenit italian në Shqipëri

29 Shtator 2025, 14:45Kronika TEMA
Policia zbardh vrasjen e biznesmenit italian në Shqipëri

Autoritetet policore në Gjirokastër kanë shpallur në kërkim një 48-vjeçar, si autor të dyshuar të vrasjes së biznesmenit italian, Edoardo Sarchi. 44-vjeçari u gjet i vrarë mëngjesin së shtunës në zonën e Salarisë, në Tepelenë.

Sipas hetimeve, 48-vjeçari K.S., pas një konflikti për motive të dobëta me viktimën dhe shoqëruesit e tij, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe automjeteve të ndaluara, duke lënë të vdekur shtetasin italian.

Nga vendngjarja u sekuestruan automjetet e viktimës dhe shoqëruesve të tij, si dhe 2 armë gjahu. Gjatë kontrolleve në një zonë të thellë malore midis fshatrave Nivicë dhe Bolenë, policia gjeti të fshehura automjetin dhe veshjet që dyshohet se ka përdorur autori, ndërsa në një çantë të hedhur në shkurre u sekuestruan dylbi me rreze infra, dylbi termike, një mbajtëse arme dhe një elektrik dore.

Kontrollet e mëtejshme në banesën e 48-vjeçarit dhe të familjarëve të tij në Mesaplik e Vlorë zbuluan rreth 2.5 milionë lekë (në lekë dhe euro), 3 armë gjahu me municion luftarak, 450 fara të dyshuara kanabisi dhe 2 kasaforta.

Policia e Gjirokastrës, në bashkëpunim me Policinë e Vlorës dhe Departamentin e Policisë Kriminale, vijon punën intensive për kapjen e të kërkuarit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

13 Komente

  1. S
    Saimir Korreshi

    Maloket po e marin me qafe Shqiperine.

    Përgjigjjuni
    1. O
      O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

      Nje pune e perkryer e policise kriminale...arriti( vec kriminelin nuk kapi) te numeroi farat e hasisit 450 !!!? O Zot cfare tjeter do te na shohen site..... this is bourdhelo islamikesh!

      Përgjigjjuni
    2. L
      Lani

      Rastësi e madhe kjo që dikush me disa çifte, shumë saçme dhe fara canabisi të vrasë edhe njerëz ????

      Përgjigjjuni
      1. J
        Juli

        O Lani-Nallbabani. Ato me cifte u vranë nga ai me automatik. O DEBIL. Puu cfarë injorantësh ,analfabeta ka akoma !!!!!!!

        Përgjigjjuni
      2. C
        Ciuciu

        Po Mir a lejohet gjahu apo Jo,kte thoni ju...o qeveri e poshter.

        Përgjigjjuni
        1. J
          Juli

          O qiu-qiu. Aty i vranë njerëz. Ti pyet për Zenepen !!!!! Vari lesht

          Përgjigjjuni
        2. P
          Pa tru

          "Ciuciu" gjithe jeten ciuciu do besh se ate tru ke.

          Përgjigjjuni
          1. e
            error

            Po pra po .... e ka pa vrëngër me dritat e makinës dhe ai u ndje i fyer. Në gjuhën e përditëshme quhet thjesht "prishje pazaresh".

            Përgjigjjuni
            1. D
              DUCJA

              Pirdh pirdh se lirohesh. Kane zbardhur carin.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Adria

                Jooo, nuk besohen keto brockulla. Jo po gjeten dhe nje cante me gorrica!

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Poseidon

                  KANE SHKRUARE PER GJAH KANABISI....

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Real

                    Duket se ketu eshte qepur keq me pe te bardhe nje cope e zeze. Asgje nuk eshte zbardhur. Vetem kane krijuar me shume kaos. E verteta eshte me afer versionit qe ky eshte vrare nga ortaku, nipi i Gramoz Rucit

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Realisti

                      Po Gramoz Ruçi ç'hyn këtu ...??? E ka xhaxh...po pastaj???

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje