Megaoperacioni i SPAK: Masë sigurie edhe për Ervis Doçin, i njohur në Durrës si "Visi i Pojës"

21 Maj 2025, 09:40Kronika TEMA
Megaoperacioni i SPAK: Masë sigurie edhe për Ervis Doçin, i

Në Shqipëri, në kuadër të operacionit të madh antidrogë “Ura” në bashkëpunim me Italinë, është lëshuar urdhër arrest edhe për Ervis Doçin, i njohur në Durrës si 'Visi i Pojës'.

Në Fier është ndaluar administratori i një shoqërie transporti udhëtarësh. Gjithashtu është lëshuar edhe urdhër-arrest për një avokat në Durrës dhe një ish-punonjës policie.

Në total janë lëshuar 52 urdhër arreste. Ndërkohë, sipas disa burimeve janë përfshirë avokatë, biznesmenë, policë, zyrtarë si dhe personazhe të botës së krimit.

 

 

Lini një Përgjigje