VIDEO/ Të burgosurit shqiptarë i vënë flakën dyshekëve, protestojnë kundër kontrolleve në qelitë e tyre në Korfuz!

20 Maj 2025, 20:02Kronika TEMA
VIDEO/ Të burgosurit shqiptarë i vënë flakën

Të burgosurit gjeorgjianë dhe shqiptarë në burgun e Korfuzit protestuan sot kundër kontrollit që u ushtrua në qelitë e tyre disa ditë më parë, ku u gjetën disa telefona celularë.

Tensionet shpërthyen të martën në mëngjes (20.05.2025) në burgun e Korfuzit , ku të burgosurit filluan protestën kundër kontrolleve në qelitë e tyre, duke i vënë flakën dyshekëve.

Pas ndërhyrjes së Departamentit të Zjarrfikësve dhe oficerëve të burgut, zjarri që të burgosurit i vunë në dyshekë dhe objekteve të tjera u shua, raportojnë mediat lokale të Greqisë.

Mediat greke raportojnë se të dënuarit shqiptarë dhe gjeorgjianë ankohen se diskriminohen për shkak të origjinës së tyre dhe se për rrjedhojë atyre nuk i plotësohet asnjë kusht i të drejtave themelore të njeriut.



2 Komente

  1. S
    Si minjtë

    T'i lënë aty të digjen si minjtë. Dhe të flenë në dysheme.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Si minjtë

      Mos ma vini re. Jam rrota kari dhe flas kot !

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje